Lidhu me ne

Kryesore

Rudina Xhunga i vjedh Artur Zheit personazhin humoristik

Në televizionet shqiptare është bërë një rregull i pashkruar: nëse dikush shfaqet në një nga emisionete panumërta politike, pavarësisht sesa gjëra të zgjuara thotë apo sa broçkulla këput, moderatorët konkurente nxitojnë ta vjedhin personazhin e ri. Kështu ka ndodhur edhe me Rudin Xhungën që ka huazura për “Dritare” kripërn dhe sheqerin e “360Gradë” aktorin majtisto nacionalist, Laert Vasili.

Vasili, i cili u bë i njohur për ekranin pasi dilte tek Arian Çani për shfaqet teatrore, pasi tradhëtoi shokët e tij që protestonin kundër qeverisë për prishjen e teatrit, u pikas shpejt nga Artur Zhei. Me futjen e tij në studio, Zhei që bën  një emision të angazhuar opozitar plotësonte dy qëllime: një sillte në studio zërin e të majtëve që se kanë me qef të bujtin në emisionin e tij dhe dy qesharakëzonte argumentat e të gjithë atyre që mbrojnë aksionin qeveritar.

Megjithëse kjo gjetje e Zheit kishte shkaktuar shumë hilaritet, aktori i shndërruar prej tij në analist politik, Laert Vasili, nuk i rrezistoi dot tundimit të konkurentëve të tjerë. Fillimisht ai u shfaq në studion e Sonila Meços dhe të martën në mbrëmje edhe në “Dritare” të Rudina Xhungës.

Pra nëse fillimisht Laert Vasili u shpik për nevojat propogandistiko humoristeki të 360 Gradë, ai tani ka zënë në studiot politike vendin e një analisti serioz. Ai po përforcon rregullin e pashkruar se po nxorre kokën në një ekran, të rëmbejnë të tërë të tjerët, pavarësisht nga kriteret.

Shembulli i tij po dëshmon edhe njëherë mjerimin e programeve politike që në shumicën e rasteve janë shndërruar në një gallatë që i ofrojnë njerzve shtyrjen e kohës. Dhe në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur parlamenti po gëlon nga opozita e re, kur salla e tij u mbush me Kujtim Gjuzin, Rudina Hajdarin, Selami Jenisherin e kështu me radhë, virusi nuk kishte si mos shpërndahej edhe në emisionet që pasqyrojnë këtë realitet.

“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix12 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix12 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix12 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix12 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix12 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook