Lidhu me ne

Kryesore

Oligarkia, stabiliteti i kobshëm shqiptar dhe ndërkombëtarët

Nga Dritan Shano

Oligarkia, stabiliteti i kobshëm shqiptar dhe ndërkombëtarët

Oligarkia shqiptare e krijuar në dy dekadat e fundit, përzjen konglomerate ekonomike, financiare, mediatike dhe kriminale për të akaparuar influence, favore, fonde publike, mbështetje administrative dhe legjislative për marrë çdo gjë që i sheh syri, si dhe për të shmangur dhe eliminuar çdo konkurrencë në tregun formal dhe informal. Oligarkia shqiptare nuk ka konkurrencë në treg, merr kredi në banka sa hap e mbyll sytë, fiton çdo gjyq, përfiton shumicën e fondeve publike, nuk e kap ligji, dhe në ato pak raste kur këto nuk arrijnë të ndodhin, siç na ka rastisur të shohim, të thyen kockat me shkop bejsbolli.

Oligarkia i bën të gjitha këto kryesisht e duke kapur, futur në thes politikën, por edhe duke u bërë pjesë e saj. Në momentin kur ky mekanizëm fillon të lëvizë, shuhen dallimet dhe vijat ndarëse mes aktorëve të përfshirë dhe njeriu i thjeshtë nuk e kupton më kush është politikani, banditi, oligarku. Jo rrallë ata janë shndërruar në modelin e suksesit, në shembullin që duhet ndjekur.

Që me ndryshimet e Kodit Zgjedhor në vitin 2008 oligarkët kanë futur në klubin e tyre edhe 3-4 kryetarë partish – si një listë dinamike, jo përfundimtare – më shumë si të punësuar sesa si anëtarë me të drejta të plota, por duke i trajtuar me kujdes për të eliminuar çdo mundësi të përgjegjshmërisë, llogaridhënies, rigjenerimit moral, vrasjes së ndërgjegjes dhe zbatimit të drejtë të ligjeve dhe rregullava të lojës nga ana e tyre.

Këta kanë detyrën të transferojnë riskun financiar nga oligarkët tek publiku. Këta kanë detyrën të pastrojnë paratë e krijuara në aktivitete ilegale, rëndom edhe kriminale. E bëjnë këtë duke garantuar bindjen, miratimin apo heshtjen e parlamentit, drejtësisë, të administratës publike dhe të formacionit të vet politik përmes emërimit dhe caktimit të besnikëve, klakerëve, askushëve, ose përmbledhtaz skllevërve të tyre në të gjithë këto segmente të shtetit, përkundrejt qirasë, rast pas rasti. Gjithë, gjithë bashkë me kryetarët e partive bëhet fjalë për jo më shumë se 200 veta, ku shumica janë ushtarë.

Kjo qira, kostot gjithnjë në rritje të së cilës, i paguan në mënyrë sistematike çdo shqiptar, disbursohet prej oligarkëve; ajo mund të përftohet në mjete monetare, ose si mbështetje mediatike; përmasa e saj përputhet plotësisht, me përmasën e shtrembërimit të rezultatit politik, të konkurrencës në treg, dhe të shpërndarjes së pasurisë kombëtare, në favor të oligarkëve. Këtë mund ta shohim së fundmi me shumat marramëndëse që shoqërojnë aferat korruptive të cilat lidhen drejtpërdrejt me kthesën në vend që pushtetit i ka dhënë reformës në drejtësi, PPP-të stratosferike, ligjet e posaçme apo strategjike, apo dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të krimit në përzgjedhjen e ushtarëve të oligarkisë anembanë Shqipërisë.

Këtë kompozim politik, ekonomik dhe shoqëror, i cili, prej gati një dekade, po prodhon varfëri, akses të kufizuar në burime dhe mundësi për më mirë, eliminimin e mobilitetit social dhe shuarjen e Shqipërisë në favor të fare pak njerëzve që i gjen rëndom në pritjet e ambasadave, faktori ndërkombëtar e quan Stabilitet, që duhet ruajtur. Së bashku me pushtetarët e rradhës, na kërkon çdonjërit prej ne shqiptarëve, që jo vetëm ta pranojmë, mos ta shqetësojmë, por edhe ta duartrokasim këtë Stabilitet të kobshëm në të cilin ndodhemi, se përndryshe nuk integrohemi në Bashkimin Europian.

Në fakt, shpërthimi i këtij sistemi është sfida e vërtetë e Shqipërisë, nëse ajo do të bëhet ndonjëherë si gjithë Europa. Ky është i vetmi propozim politik, ekonomik dhe shoqëror që duhet artikuluar. Kush i bind shqiptarët se është i vendosur ta çojë deri në fund këtë përplasje, për të shkërrmoqur këtë kurth ku kemi ngelur të gjithë, do marrë votat e tyre. Të tjerat janë pallavra.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix17 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix17 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix17 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix17 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix17 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook