Lidhu me ne

Kryesore

Peka: Panikun e hapi vetë Rama duke dashur të sulmojë Syrin

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peka ka sqaruar se lajmi ku pretendohej se në orën 23:30 të së dielës do të binte tërmet i fortë, ka qëndruar i botuar rreth 3 deri në 5 minuta në portalin e tij.

Sipas drejtuesit të “Syri.net”, gazetari që botoi këtë lajm e mori nga mediat të tjera online.

Çim Peka i ka kërkuar ndjesë edhe opinionit publik për shqetësimin e shkaktuar.

“Në fakt ka ndodhur ajo që s’duhet të ndodhet. I vetëdijshëm që ky lajm dhe lajmet para tij të filluar në orën 15:00 nga Top-Channel. E vërteta e lajmit është kjo. Në orën 15:00 Top-Channel ka dhënë një interestë të sizmiologut të famshëm grek, kur thotë se në orët në vijim bëni kujdes, tërmetet do të jenë shkatërrues. Ky lajm nuk gjendet më, Top-Channel e ka fshirë. Më vonë nga gazeta Shekulli ka dalë lajmi ajo që është bërë e njohur.

Unë duke qenë se isha në udhëtim, hap Facebook më del lajmi i ‘360 gradë’ kur thotë të njëjtën gjë. I nis redaksisë një mesazh urgjent, një shënim, që po ju mashtrojnë për klikime. Gazetari e boton dhe më thotë këtë lajm e botuam dhe ne. Po si e keni botuar? E kemi marrë nga ‘360 gradë’ dhe Shekulli. I thashë e hiqni urgjent. Lajmi ka qëndruar 3-5 minuta. I bëhet foto këtij lajmi dhe e shpërndan Rama në Facebook e tij, nëse ka njeri që ka hapur panikun e ka hapur Rama, sepse tek Syri për 5 minuta nuk mund ta ketë parë tërë Tirana. Por në momentin që e ka postuar Rama, ka hapur një panic.

Ka ardhur policia në redaksi. Më bëjnë telefon më thonë do ta verifikojmë, do shoqërojmë gazetarin. Dakord i thashë merreni gazetarin. Gazetari më thotë unë mbaj çdo përgjegjësi për këtë që kam hedhur. Deri në orën 05:00 të mëngjesit gazetari është mbajtur në polici nën presion nga Ardi Veliu. Ka hetuar për evazion fiskal nëse janë të siguruar nga unë”, ka sqaruar Çim Peka.

Peka e ka cilësuar sulmin si të orkestruar nga Rama, i cili në fakt sipas tij me publikimin e printscreanit të lajmit të Syrit krijoi edhe më shumë panik te qytetarët se sa vetë lajmi që u fshi në pak minuta nga faqja.

‘Në fakt ka ndodhur ajo që s’duhet të ndodhte.  E vërteta është që ky lajm është publikuar fillimisht në orën 15.00 edicionin kryesor të Top Channel ku sizmiologu grek ka dhënë intervistën. Me pas në darkë nga gazeta ‘Shekulli’ ka dalë lajmi që do të ketë një tërmet në orën 23.30.  Sigurisht që e hoqëm urgjent si lajm dhe kemi bërë përgënjeshtrimin duke kërkuar edhe ndjesën përkatëse. Lajmi ka qëndruar në faqe jo më shumë 3-5 minuta. Dhe çfarë ka ndodhur. Këtij lajmi i bëhet foto nga kryeministri dhe ky e shpërndan e shpërndan në faqen e tij në facebook. Pra panikun e ka shpërndarë Rama. Duke dashur të sulmojë Syrin, Rama  ka hapur me vetëdije panik. Unë lajmin e orës së tërmetit e kam parë edhe në portale të tjerë. Dalin tani edhe këto ministret dhe japin pretencën. Gazetari i Syri,net është mbajtur deri në orën 5.00 të mëngjesit në polici nga Ardi Veliu dhe Tonin Vocja dhe i janë sekuestruar të gjitha telefonat. Po kështu kanë kërcënuar edhe kryeredaktorin e Syri.net. Thuaj që lajmin jua ka dhënë Çim Peka dhe ik në shtëpi’-tha gazetari Peka në Opinion.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix14 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix14 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix14 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix14 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook