Lidhu me ne

Kryesore

Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon

Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale.

Jo më larg se muaji qershor Gjykata e Durrësit dha dy vendime të ndryshme brenda disa ditësh për kandidaten socialiste të votuar si kryetare bashkie. Pak më tutje kishim episodin unik të shtyrjes së festimeve të Ditës së Verës nga Bashkia e Tiranës, sepse më 14 mars do binte shi. Në fakt shi nuk ra në Tiranë, por festimet shtynë. Pati vetëm një dëshmitare përdëllimtare të shiut që kishte lagur kryeqytetin diku nga ora 14:00: Delina Fico.

Vorpsi vazhdon traditën e socialistëve që preferojnë zgjidhjet aleksadrine të Nyjes Gordiane, kësaj radhe Metiane. Zgjidhje që ecin me parimin tamam kushtetues: Unë në punën time, ti si president në punën tënde.

Dhe kështu katandiset që Kushtetuta personalizohet dhe betimi niset me postë. Mirëpo edhe zonja Vorpsi, edhe ata që e kanë keqkëshilluar në këtë rast, e dinë që betimi zë një nen të posaçëm në Kushtetutë dhe është pra i detyrueshëm. Ndaj të sillesh në këtë mënyrë jo vetëm që bën një gabim, por dëmton imazhin e vetes si profesioniste e shkëlqyer siç edhe përshkruhet zonja në fjalë.

Presidenti i Republikës, edhe ky që është tani, nuk është Telebingoja ku t’I adreson biletën fituese pasi mund ta ketë ngatërruar Arditi. Presidenca mund të mos jetë gjë aq serioze sa Telebingoja sepse nuk ndan lekë, por është të paktën më e rregulluar për mënyrën si funksionon. Kaq e thjeshtë është./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix18 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix18 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix18 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix18 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix18 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook