Lidhu me ne

Kryesore

Freedom House: Qeveritë shpërndajnë propagandë e monitorojnë qytetarët në rrjetet sociale

Freedom House: Qeveritë shpërndajnë propagandë e monitorojnë qytetarët në rrjetet sociale

Gjithnjë e më shumë qeveri po zgjerojnë ekipet e tyre të monitorimit të rrjeteve sociale, shpërndarjes së propagandës dhe formimit të opinionit publik. Ky është përfundimi që nxjerr Raporti i Lirisë së Shtypit në Internet 2019 nga Freedom House.

Sipas raportit, mjete gjithnjë e më të përparuara nga ana teknologjike po përdoren për të identifikuar dhe monitoruar përdoruesit e rrjeteve sociale në pothuajse 60 për qind të vendeve të botës.

Rritja e populizmit dhe një rënie globale e demokracisë ka sjellë dhe rritjen e turmave ekstremiste shumë aktive në rrjetet sociale, mes të cilëve ka profile autentike, por dhe plot të rreme që përdoren për të shpërdare mesazhe të caktuara politike dhe informacione në shërbim të tyre në rrjetet sociale.

“Regjimet shtypëse, drejtues me ambicie autoritare dhe punonjës partiake të paskrupull kanë shfrytëzuar hapësirat e parregulluara të platformave të mediave sociale, duke i shndërruar ato në instrumente për shtrembërim e mesazheve politike dhe kontroll të mendimit të shoqërisë,” shkruhet në raport.

Raporti gjithashtu zbuloi se nga 3.8 miliardë njerëz që kanë qasje në internet, 71 për qind e tyre jetojnë në vendet ku individë janë arrestuar ose burgosur për postimin e mesazheve të caktuara politike, sociale ose fetare në internet. Ndërsa 65 për qind e tyre jeton në vende ku njerëzit janë vrarë për shkakt të postimeve të tyre në internet që nga qershori 2018.

56 për qind jetojnë në vendet ku qeveria bllokon përmbajtjen politike, sociale ose fetare në internet.

Një çështje tjetër shqetësuese është fakti që aktorët shtetërorë dhe ata jo-shtetërorë po përdorin metoda të tilla si lajme propagandistike, lajme të rreme, komentues të paguar dhe sponsorizime, për të dërguar mesazhin e tyre tek qytetarët. Në shumë shtete, liderët po punësojnë zyrtarë shtetërorë ose partiakë për të përhapur propagandën e qeverisë, të bëjnë komente pozitive për punët e qeverisë dhe të sulmojnë këdo që kritikon apo kundërshton.

Si rezultat, liria e Internetit në vitin 2019 ra ndjeshëm për shkak se “po mashtrohet gjithnjë e më shumë përmes mjeteve dhe taktikave të autoritarizmit dixhital”, të cilat po përhapen me shpejtësi në të gjithë botën.

Në Shqipëri, besohet se qeveria ka përdorur disa nga metodat e sipërpërmendura për të kontrolluar diskutimin publik, përhapjen e lajmeve të rreme dhe të idesë së qytetarët mbështesin Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u zbulua se kishte mbi 100,000 ndjekës të rremë në Twitter – rreth dy të tretat e ndjekësve të tij.

Përveç kësaj, para zgjedhjeve të 30 qershorit, Exit News raportoi se qindra faqe të rreme dolën në Facebook, të gjithë duke komentuar pozitivisht dhe në favor të Erion Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu ishin gjatë gjithë kohës online dhe reagonin me shpejtësi duke komentuar në çdo artikull kritik për punën e qeverisë.

Exit News raportoi gjithashtu se si nëpunësit në ministri të ndryshme udhëzohen të shpërndajnë propagandën qeveritare çdo ditë, si dhe të bashkoheshin me ‘partitë e ndjekjes online’ për të parë videot në rrjetet sociale të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, me qëllin rritjen e numrave të shikimit të videos dhe bërjes së komenteve positive. Ata që nuk pranojnë, rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

Gjatë viteve të fundit, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë informacione, se në bashki dhe kryeministri ka ekipe të tëra të paguar nga taksapaguesit, detyra e vetme e të cilave është të patrullojë mediat sociale, duke shpërhapur propagandë dhe duke sulmuar kritikët.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix18 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix18 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix18 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix18 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook