Lidhu me ne

Kryesore

Agron Gjekmarkaj: Kjo qeveri ka mbaruar

Analiza/ “Allahile a thue shefi është idhnue sot që nuk na ka sha”, Gjekmarkaj: Pse Rama më kujtoi Musolinin

Profesori Agron Gjekmarkaj deklaron se kjo qeveri ka mbaruar dhe se  opozita duhet të investojë më tepër në imazhin e vet, me qëllim që të fitojë besimin e qytetarëve. “Unë janarin e në vazhdim e shikoj si kohë të opozitës. Kjo sepse maxhoranca ka kaluar në dekadencë. Dekadenca ka lindur sepse ekonomia është në duart e pak njerëzve, ka mbaruar edhe në pikën se njerëzit po ikin. Opozita dhe qytetarët duhet të jenë bashkë në këtë betejë. PD si parti kryesore e opozitës duhet të krijojë partneritet me elitat e vendit dhe të ndërtojë kontrata besimi për të ardhur në pushtet. Opozita duhet të ndryshojë që populli t’i besojë. Ushqej besim të caktuar që të mund të gjendet marrëveshje mes opozitës dhe qytetarëve”, tha Gjekmarkaj i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24”.

Agron Gjekmarkaj foli edhe për gjyqin ndaj kreut demokrat Lulzim Basha e zyrtarëve të PD, duke thënë se nuk e beson kurrë që një parti që ka lindur nga demokracia të bëjë lobime, siç akuzon PS. Gjerkmarkaj tha se nuk beson se është pro rus as Rama dhe as Basha. “Sistemi i drejtësisë në vend është i çoroditu. Kjo akuzë ndaj PD është ngritur në kohën e protestave të mëdha, në kohën kur në opozitë kishte revoltë. Kjo akuzë u ngrit nga maxhoranca. Akuzën e maxhorancës e mori Prokuroria dhe e bëri të veten. Të bën të dyshosh se drejtësia këtu merr urdhra nga maxhoranca. Vendimi i Gjykatës është një lajm i mirë, sepse PD si një parti ndër të paerat në vend del e pafajshme. Unë vetë nuk kam besuar kurrë se kjo ishte e vërtetë. Nuk e besoja sepse nuk besoj se në Shqipëri ka forca pro ruse. Nuk mendoj se agjent i rusëve është Basha, por as Rama. Kjo sepse për arsye strategjike, Shqipëria dhe SHBA shkojnë bashkë. Nuk besoj se PD si parti demokratike si parti demokratike të jetë pro ruse, kjo as që mund të besohet”, deklaroi Gjekmarkaj.

Në lidhje me ligjin antishpifje, Agron Gjermarkaj nënvizoi se presidenti Ilir Meta ka bërë mirë që ka kthyer këtë projekt-ligj, ndërsa vlerësoi se qëndrimi i tij ishte i duhuri dhe i mirë-argumentuar. “Paketa antishpifje është qershia mbi tortë e dekadencës në raport me lirinë e fjalës. Kjo është një rrugë e censurës dhe auto-censurës në Shqipëri. Në këtë kontekst, qëndrimi i presidentit ishte i duhuri. Reagimi i PS ishte emocional, ishte thellim i deklaratave aspak të duhura të kryeministrit. Gjendja është kritike dhe duke miratuar këtë ligj, kryeministri do të zbehë kritikat. Ky ishte një ligj tepër i kontestuar. Ne po largohemi gjithnjë e më shumë nga referencat e shteteve perëndimore. Ne kemi fuqinë e unit, që është tek kryeministri i vendit”,- u shpreh Gjekmarkaj.

Për Agron Gjekmarkajn, ky sistem duhet të ndryshojë dhe të mos jenë më listat e mbyllura, por të hapura. “Mendoj se ky sistem ka nevojë të ndryshojë. Mendoj se duhet të paraqiten disa alternativa. Rama bashkë me Berishën bënë këtë marrëveshje që këta të dy të jenë mbi njerëzit, duke shndërruar njerëzit në zërin e ndërgjegjes së brendshme. Mendoj se ka ardhur kohë që të ndryshojë ky ligj. Nëse ka marrëveshje mes palëve, është një gjë e turpshme”, theksoi Gjekmarkaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix10 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix10 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix10 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix23 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix23 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix23 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix23 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook