Lidhu me ne

Kryesore

TA HARROJË ERION VELIAJ SE DO BËHET KRYEMINISTËR NJË DITË…

Fotografia e Bledi Mane

TA HARROJË ERION VELIAJ SE DO BËHET KRYEMINISTËR NJË DITË…
Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./
Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e tij të kopshtit, ka lindur me sëmundjen e astmës bronkiale. Vuan aq shumë sa ngushtmi i rrugëve të frymëmarjes e torturon në çdo kohë. Sot paradite u ndje keq dhe edukatorja e alarmuar telefonoi edhe ambulancën, edhe prindërit e tij. Pas 20 minutash në Kopësht ia behën prindërit ndërsa makina e ambulancës kishte mbetur në trafik. Rrugët e Tiranës ishin bllokuar si rrugët e frymëmarjes në mushkëritë e Arbrit 5 vjeçar.
Arbri lindi në qershor të vitit 2015 mes vapës, muzikës, tamatameve dhe premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rritej Arbri, ndotej më shumë ajri i kryeqytetit. Ecte Arbri, ecnin edhe ndërtimet e kullave të larta. Filloi të fliste Arbri, filloi të fuqizohej edhe Lali Eri me klanin e tij. Bashkia e Tiranës u bë një qeveri paralele duke joshur e blerë të fortë, gangsterë, deputetë, opozitarë, pronarë mediash dhe gazetarë. Këta të fundit u dorëzuan dhe tashmë janë bërë të gjithë zëdhënës të përulur të Erion Veliajt. Madje aq fyese tingëllon kjo përulje sa në luftën e poshtër që ka filluar Lali Eri ndaj televizionit Ora News, gazetarët janë konvertuar në policë bashkiakë. Harrojnë gazetarët se Erioni është kalimtar pushteti ndërsa media, media mbetet aty kryeneçe dhe stoike.
2./
E keni vënë re sa bajat është bërë kryebashkiaku i Tiranës me daljet e tij 6 herë në ditë në televizion, në radio, në portale, në gazeta?
Ke frikë të shtrosh pllakat e reja në banjën e shtëpisë se vjen direkt Lali Eri me kamerat e bashkisë të përurojë punimet. Nuk blen dot një palë brekë të reja se bashkë me etiketën gjen aty apostujt e Lali Erit: Ti gëzosh brekët, janë brekët e Tiranës që duam!
Nuk guxojnë fëmijët e lagjes të luajnë para pallatit se u shfaqet Lali Eri duke i puthur, i ndukur e duke bërë foto. Nga Liqeni nuk del dot me dashnoren sepse ai, ai Lali Eri të ndjek nga pas si manjak e të thotë derdhe spermën te pema që mbolli bashkia. Në një kryeqytet me një milionë banorë dhe me 999 mijë halle, daljet e shpeshta të një mitomani nuk shërojnë, por agravojnë plagët sociale. Ndaj njerëzit që mban afër burri i Ajola Xoxes duhet ti shkulin veshin, duhet t’ia racionojnë paraqitjet publike, duhet tia grisin maskën e hipokrizisë që mban veshur qysh nga viti 2003, duhet ta shtrojnë të rrijë në punë 8 orë, duhet ta orientojnë të heqë dorë nga shoqëria me të fortët e Tiranës, të mos kërcënojë gazetarët kundërshtarë.
Duhet ti flasin të mos mashtrojë edhe të dielave e të mos shitet sikur Brukseli, Washingtoni dhe rajoni shohin te Erion Veliaj liderin e së nesërmes shqiptare.
Djali i Shqiponja Veliajt duhet ta mbajë vath në vesh atë detyrën që ia la djali i Aneta Ramës:
Merr furçën dhe lyej shkallët e pallatit!
Nëse djali i madh i Anetës mandatin e dytë si kryetar bashkie i Tiranës nisi të ngjitet në zenithin e tij, në mandatin e dytë si kryebashkiak i kryeqytetit, djali i madh i Shqiponjës është kthyer në një laraskë që ka zëvendësuar punën me zhurmë mediatike.
3./
Pas 45 minutash makina erdhi te kopshti të marrë vogëlushin Arbër që si i sëmurë kronik, do i duhen edhe 45 minuta të tjera të mbërrijë në spital.
Tirana harxhon miliona euro për të shitur pordhët e Erion Veliajt nëpër ekrane televizionesh, por Tirana nuk gjen dot lekë të ndërtojë në çdo rrugë korsitë e emergjencës për autobuzët, për zjarrfikëset, për ambulancat!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook