Lidhu me ne

Kryesore

Përçarja e opozitës, qëllimi dhe çelësi i suksesit politik të Edi Ramës. Duhet FRONT i madh antiRama

Manjani: Përçarja e opozitës, qëllimi dhe çelësi i suksesit politik të Edi Ramës. Duhet FRONT i madh antiRama

Ylli Manjani: Jam dakord me Monikën kur thotë…

Nga Ylli Manjani

Aleancë me “armiqtë”.

Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.

Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehet në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi, jo thjesht aleancë kështjellash. Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

Me të gjithë ata që e refuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, parti e grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar jo për tu kërkuar ndjesë, por si kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.

Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë dhe Shqipërinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Astrit Patozi, etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë e Shqipërinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës, por refuzojnë autokratin arrogant.

Qëllimi është të ndalet regjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix14 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook