Lidhu me ne

Kryesore

Qeveritë “vdesin” të shpërndajnë para


Përtej transfertave, qeveria ka marrë përsipër pagesën me paratë e taksave të interesave të kredive që do marrin bizneset nga linja e garancisë sovrane, tashmë e zgjeruar në 250 milione euro. Pra bizneset mund të marrin kredi për rroga, kapital qarkullues dhe investime me 0 për qind, ndërsa interesin prej 2.85 për qind bankave do ja u paguajë qeveria. Efekti financiar i interesave mund të shkojë deri në 14 milionë dollarë.

Nga Klodian Tomorri

Numrat pas paketës së qeverisë

Me prezantimin e paketës së dytë të masave ekonomike për pandeminë llogaritë janë si më poshtë:

Mbi 61 mijë të punësuar dhe vetëpunësuar në biznesin e vogël marrin 26 mijë lekë në muaj për tre muaj. Pra 72 mijë lekë për njeri. Fondi total është 4.4 miliardë lekë ose 40 milionë dollarë amerikanw.

Mbi 173 mijë punonjës të tjerë të bizneseve të mëdha marrin 400 mijë lekë si transferte unike one-off. Gati 7 miliardë lekë ose 63 milionë dollarë.

Mijëra qytetarë të tjerë në skemën e ndihmës ekonomike përfitojnë dyfishim pagese.

Totali i transfertave direkte Cash për 230 mijë të punësuar ose të vetëpunësuar dhe familjet në ndihmë ekonomike shkon në 130 milionë dollarë ose gati 1 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në përqindje të PBB-së paketa e transfertave cash, që po jep qeveria shqiptare është e barabartë me atë të SHBA-ve. Ndërsa në rajon rezulton më e madhja, përjashto Serbinë.

Përtej transfertave, qeveria ka marrë përsipër pagesën me paratë e taksave të interesave të kredive që do marrin bizneset nga linja e garancisë sovrane, tashmë e zgjeruar në 250 milione euro. Pra bizneset mund të marrin kredi për rroga, kapital qarkullues dhe investime me 0 për qind, ndërsa interesin prej 2.85 për qind bankave do ja u paguajë qeveria. Efekti financiar i interesave mund të shkojë deri në 14 milionë dollarë.

Në krahun e të ardhurave, është vendosur shtyrje e tatim fitimit për të gjithë bizneset (përjashto ato që janë hapur realisht) deri në shtator, ndërsa për një kategori biznesesh deri në 31 dhjetor.

Nëse shton garancitë sovrane, ndihmat ushqimore dhe masat e tjera bëhet fjalë për një paketë që shkon mbi 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Përpara se të akuzoni një qeveri se nuk po jep para, mbani gjithmonë në mend diçka. Nuk ka gjë tjetër që qeveritë bëjnë më mirë dhe më me qejf se sa të shpërndajnë para. Në fakt gjithë kohën, vetëm këtë bëjnë.

Arsyeja se pse Rama lëshoi një paketë të shtrënguar në fillim, nuk ishte se nuk donte të jepte para, por sepse nuk kishte. Shqipëria ishte drejtuar në një krizë të frikshme likuiditeti.

Tani që qeveria mori 175 milionë euro nga FMN, 170 milionë euro të tjera me dy transhe nga BE-a dhe 100 milionë nga tregu i brendshëm të denominuara në euro, filloi të bëjë atë që di të bëjë mirë. Të shpërndajë para.

Ah dhe një gjë. Nuk janë paratë e Ramës këto. Mbajeni mend edhe këtë, kur të akuzoni prapë qeverinë se pse nuk jep para.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix12 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore12 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix12 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix12 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook