Lidhu me ne

Kryesore

Ministrja e Arsimit Besa Shahini: Kemi gati të gjithë skenarët, në fund të prillit vendimi final për vitin shkollor

Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, është shprehur Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët.

Ministrja e Arsimit: Kemi gati të gjithë skenarët, në fund të prillit vendimi final për vitin shkollor

“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task-Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo.

Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, është shprehur Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët.

Për sa i përket pyetjes së maturantëve se kur do të botohen programet e reja orientuese për maturën, ajo ka nënvizuar se ata do të botohen në të njëjtën datë kur të merret vendimi për mbylljen e vitit shkollor, për të cilat thekson se nuk do të përmbajnë tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

Edhe studentët janë interesuar për mënyrën se si do të mbyllet viti akademik. Për këtë, ajo shprehet në video-mesazh:

“Studentët kanë një fleksibilitet të shtuar për shkak se provimet i kanë në korrik (zakonisht është një periudhë provimesh). Ne po punojmë shumë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamenteve që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitetet e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, po i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fund të ditës vendimmarrja është e universitetit. Sido që të jetë, besoj që në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët për mbylljen e vitit akademik”.

Ministrja Shahini i është përgjigjur edhe interesit të atyre maturantëve që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit duke sqaruar se “Plani ynë që është që ta mbyllim vitin shkollor në kohë, në qershor, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht dhe të mos kemi pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit”.

Në fund të video-mesazhit, Shahini nënvizon :

“Për maturantët kemi përgatitur një pako të veçantë, sepse është edhe grupmosha më e rëndësishme ngaqë mbyll arsimin parauniversitar dhe fillojnë punën apo i bashkangjiten universiteteve.

Tek kjo pako përfshihet edhe një udhëzues për mësuesit se në çfarë forme të punojnë me maturantët. Pra, në muajin maj, ashtu siç ju kam premtuar, pjesa kryesore e punës me maturantët do të jetë e përqendruar tek përsëritjet e leksioneve dhe temave të ndryshme që nevojiten për maturën, si dhe mbylljen e vlerësimeve në shkollë”.

MË TEPËR

Mix52 minuta më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix58 minuta më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix14 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix14 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix14 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix14 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook