Lidhu me ne

Kryesore

Rezistenca e Hotit zgjat vetëm 3 ditë, ‘dorëzohet’ para Thaçit, i jep ‘frenat’ e dialogut me Serbinë. Tregon ARSYEN pse u bë kryeministër

Pas rezistencës së Kurtit, LDK-ja zhvilloi edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij duke rritur në detyrë zv.kryeministrin Hoti, i cili u tregua i gatshëm që t’i jepte Thaçit gjithë çfarë donte.Featured image of article: Rezistenca e Hotit zgjat vetëm 3 ditë, ‘dorëzohet’ para Thaçit, i jep ‘frenat’ e dialogut me Serbinë. Tregon ARSYEN pse u bë kryeministërHashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

KOSOVË– Ka vetëm tre ditë që ka ardhur në detyrë, dhe Avudullah Hoti ka treguar se përse i është besuar pozicioni i kreut të qeverisë. Hoti ia ka deleguar presidentit Hashim Thaçi zhvillimin e negociatave me Serbinë.

Mediat vendase publikojnë dokumentin me 58 faqe, ku edhe sqarohet qartë roli i presidentit Thaçi.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

Ishte pikërisht “bekimi” që negociatat t’i vijonte Thaçi, çështja që i “hëngri kokën” ish-kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, ka folur hapur në Kuvend dhe jo vetëm duke u shprehur se Thaçi kërkonte ndarjen e territorit të Kosovës duke vendosur që të mbante larg negociatave me fqinjët.

Pas rezistencës së Kurtit, LDK-ja zhvilloi edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij duke rritur në detyrë zv.kryeministrin Hoti, i cili u tregua i gatshëm që t’i jepte Thaçit gjithë çfarë donte.

Nuk dihet pse ka ndodhur ky delegim kompetencash, i cili nuk ishte përfshirë as në programin qeverisës që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike. Jo vetëm që presidentit nuk i njihej ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook