Lidhu me ne

Kioske

Rreziku që u kanoset fëmijëve nëse shohin më shumë se 1 orë televizor në ditë

Përse fëmija nuk duhet të kalojë shumë kohë në televizor?
Krahas ndikimeve të mësipërme në zhvillimin e fëmijës, televizori mund të ketë pasoja negative tek fëmija duke qënë se:
• Shikimi i televizorit pakëson kohën që fëmija ka në dispozicion për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja;
• Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur;
• Duke parë televizor, mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna;
• Ai mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve së të tjerëve;
• Fëmija mund të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth;
• Ai mund të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve;
• Shikimi i televizorit pakëson kohën për lidhje sociale.

Rreziku që u kanoset fëmijëve nëse shohin më shumë se 1 orë televizor në ditë

Televizori është një mënyrë që shpesh përdoret nga familjet si një metodë për të argëtuar apo edhe qetësuar në disa raste fëmijën. Ndonjëherë koha që fëmija mund të lihet para televizorit është më e gjatë nga ajo që lejohet, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e fëmijës.

Nënat janë të vetëdijshme tashmë se televizori nuk është i shëndetshëm për fëmijën dhe në disa raste mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e tij, kryesisht në të folurin. Sipas studimeve ai ndikon negativisht duke e vonuar këtë proçes. Jo pa qëllim në studimet e fundit është këshilluar që nëna të stimulojë të folurin e fëmijës pa e pasur ndezur televizorin në mënyrë që fëmijë të mund të kuptojë dhe flasë më mirë një fjalë të caktuar. Nga ana tjetër televizori nuk duhet të shikohet si një mënyrë për të qetësuar fëmijën, kjo pasi ai ka nevojë të mësohet të kontrollojë ndjenjat e tij dhe për pasojë edhe të vetëqetësohet.

Gjithsesi nuk mund të këshillojmë që ju të privoni fëmijën totalisht nga ndjekja e programeve televizive. Ajo që do t’ju këshillonim do të ishte të zgjidhnit mirë dhe me kujdes ato që fëmija shikon.

Do të ishte më mirë që këto programe të kishin njëkohësisht edhe muzikë, mësime në lidhje me kafshët, numrat, ngjyrat dhe ndërkohë që fëmija shikon ju mund t’ja shpjegoni duke e kthyer në një bashkëbisedim. Mënyra më e mirë për ta stimuluar atë nëpërmjet një program televiziv, do të ishte edhe duke i bërë pyetje.

Sa kohë duhet të qëndrojë një fëmijë para televizorit?
Ashtu sic e theksuam më lart gjatë kësaj kohe ju duhet të jeni gjithmonë të pranishëm dhe koha që mund të kalojë një fëmijë duke parë televizor duhet të jetë jo më shumë se 1 orë në ditë. Këto të dhëna jepen nga ekspertë të Universitetit të Miçiganit.

Përse fëmija nuk duhet të kalojë shumë kohë në televizor?
Krahas ndikimeve të mësipërme në zhvillimin e fëmijës, televizori mund të ketë pasoja negative tek fëmija duke qënë se:
• Shikimi i televizorit pakëson kohën që fëmija ka në dispozicion për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja;
• Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur;
• Duke parë televizor, mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna;
• Ai mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve së të tjerëve;
• Fëmija mund të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth;
• Ai mund të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve;
• Shikimi i televizorit pakëson kohën për lidhje sociale.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook