Lidhu me ne

Aktualitet

Pyetjet që çmontojnë aferën Milot-Fier


        Nga Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shpallën garën 1.2 miliard euro për ndërtimin e rrugës Milot-Fier duke e cilësuar materializimin e projektit si një sukses të paprecedent të qeverisë shqiptare.

Por përtej vetëlavdërimit të qeverisë, çelja e garës së koncesionit ngre natyrshëm disa pyetje.

1-Kush e ka bërë studimin e fizibilitetit ekonomik të rruges, kompania private apo konsulenti i pavarur?
2-Nëse studimin e ka bërë konsulenti i pavarur, cili është ai dhe si është përzgjedhur?
3-Kush janë personat e Komitetit të Vleresimit Strategjik, që kanë diktuar projektin dhe studimin e fizibilitetit?
4-A po respektohen standardet e rrugës sipas miratimit që ka bërë Western Balkans Investment Framework dhe që ka miratuar ARRSH për këtë projekt?
5-Sa parashikohet kosto e shpronësimeve dhe kush e paguan atë?
6- Si mundet një rrugë e kategorisë B vetëm 115 kilometër e gjatë, pjesa më e madhe e të cilës është e ndërtuar sakaq, të kushtojë 1.2 miliard euro?
7- Sa është shifra reale e detyrimeve kontingjente që merr përsiper buxheti për rrugën?

Këto janë pyetjet të cilave kreu i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës duhet t’u kishin dhënë përgjigje sot kur shpallën garën. Por ata nuk i japin dot këtë përgjigje dhe arsyeja është e thjeshtë.

Studimin e fizibilitetit për Milot-Fier e ka bërë kompania që do të ndërtojë rrugën. Ajo është grekja Terna S.A. Kjo e bën koncesionin praktikisht një propozim me ofertë të pakërkuar. Rrjedhimisht koncesioni është i paligjshëm sepse ligji shqiptar i ndalon ofertat e pakërkuara në infrastrukturë.

Pra, nuk ka konsulent të pavarur për fizibilitetin ekonomik. Nuk ka Komitet Strategjik që ka vlerësuar projektin. Gjithçka është bërë nga vetë kompania greke.

Përtej kësaj, propozimi ka ulur standardin e rrugës në kategorinë B dhe ka fryrë koston në 1.2 miliard euro. Mbi koston e fryrë është përcaktuar tarifa rekord e kalimit 7.5 euro për 100 kilometër.

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje tani, por në vijim do të ketë të tjera. Sepse një vepër 1.2 miliard euro, që nis me devijime të mëdha ligjore ngre shumë pyetje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix8 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix8 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix8 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook