Lidhu me ne

Kryesore

FBA Poll: 47% PS; 36% PD; 13% LSI; 4% të tjera

Nga Eduard Zaloshnja
Nëse zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot, rreth 630 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri nuk janë gati të votojnë për asnjërën nga partitë aktuale. Numri i pjesëmarrësve do të ishte rreth 130 mijë më i vogël se numri i atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme.
PS-ja do të merrte votat e rreth 47% të zgjedhësve të gatshëm për të votuar sot, PD-ja rreth 36% dhe LSI-ja rreth 13% (partitë e tjera do të merrnin diferencën).
Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®. Konkretisht, të anketuarit iu përgjigjën (përmes klikimit), këtyre dy pyetjeve:
Për kë do të votonit, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot?
Për kë votuat në qershor 2017?
Sondazhi u krye me 1350 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqipëtar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.7%
Rënia e pjesëmarrjes duket se ka prekur të gjitha partitë, përveç PD-së, e cila ka regjistruar një fare rritje të përkrahjes (në krahasim me përkrahjen tejet të ulët që pati në zgjedhjet e vjetshme).
Nga analiza e përgjigjeve të të anketuarve, rezulton se tkurrja e përkrahjes është më e theksuar tek partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.). Për çdo 100 të anketuar që kishin votuar vjet për këto parti, sot janë gati të votojnë për to vetëm 42. Dhe kjo shpjegohet me faktin se disa nga partitë e vogla pothuaj janë shkrirë fare.
Ndër 630 mijë zgjedhësit që nuk janë gati të votojnë për anjërën nga partitë aktuale, rreth 160 mijë janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit). Ndër ta, rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në, ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë “e majta” (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

https://followbusinessalbania.com/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook