Lidhu me ne

Kryesore

Bullizmi në shkolla/ SHIFRAT: Vuajnë 20% e fëmijëve në Shqipëri

Bullizmi në shkolla/ SHIFRAT: Vuajnë 20% e fëmijëve në Shqipëri

Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësore gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë, shkruhet në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar të 2019-s.

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në nja nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%.

Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.

Në raportin e UNESCO-s, bullizimi është kategorizuar në tre forma kryesore: dhunë fizike, dhunë psikologjike/ përjashtimet sociale dhe dhuna seksuale.

Bullizimi në shkolla është një fenomen botëror. Thuajse një në çdo tre studentë në botë ka përjetuar bullizëm në muajin e fundit. Të dhënat e disponueshme nga të gjitha rajonet tregojnë se 32% e studentëve janë dhunuar në një formë apo në një tjetër nga shokët e klasës në një ose ditët të muajit të fundit.

Disa fëmijë e kanë përjetuar bullizmin në mënyrë të shpeshtë. Megjithatë prevalenca e fëmijëve që kanë përjetuar bullizëm dhe shpeshtësia varjon nga një rajon në tjetrin. Përqindja e studentëve që kanë raportuar dhunë në rajon e Afrikës nën-Sahariane është 48.2%, në Afrikën e Veriut 42.7% dhe në Lindjen e Mesme rreth 41.1%.

Europa është ndër rajonet me përqindjen më të ulët të prevalencës së nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla me 25%. Në Amerikën e Veriut, prevalenca e nxënësve që kanë përjetuar bullizëm është 31.7%.

Ndërkohë sipas raportit citohet se dhuna seksuale është forma e dytë më e përhapur e bullizmit në shumë rajone. Rreth 11.2% e fëmijëve të cilët kanë përjetuar bullizëm raportojnë se janë bërë objekt talljeje, komentuar seksualisht.

Ndër të tjera raporti i UNESCO bazuar në këto gjetje jep dhe rekomandimet se çfraë duhet bërë për t’i dhënë fund bullzimit në shkolla. Së pari është legjislacioni, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të ndërmerren politika që të ndalojë dhe t’i përgjigjet dhunës në shkolla. Së dyti duhet të trajnojë mësuesit për të parandaluar dhe për t’ju përgjigjur dhunës dhe bullizmit në shkolla. Së treti duhet që të mundësohet mbështetje për fëmijët që ata të flasin hapur dhe të kërkojnë mbrojtje. Gjithashtu një ndër rekomandimet është që t’i jepet prioritet dhe të tregohet kujdes më fëmijët që janë pjesë të grupeve vulnerabël./Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix17 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix17 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix17 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix17 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix17 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook