Lidhu me ne

Kryesore

Mashtrimi publik i Kryeministrit / Çfarë fshihet pas një “shkarkimi” në Polici

Mashtrimi publik i Kryeministrit / Çfarë fshihet pas një “shkarkimi” në Polici

Nga Adrian Thano – GazetaDita

Kastriot Skënderaj ishte deri pak ditë më parë drejtor i policisë së Tiranës.

Për të shmangur para dhe pasgjykimet e atyre që lexojnë por nuk duan të kuptojnë dhe të atyre që kuptojnë por bëjnë sikur nuk lexojnë, po them në fillim që Kastrioti është familjari im, për saktësi, bashkëshorti i motrës.

Këtë e them jo se më ha shumë meraku çfarë thonë e mendojnë ata më sipër por mbi të gjitha sepse shqetësohem për atë që do mendojë për këto reshta lexuesi i rregullt i Ditës.

Prej tij unë do doja të shkonte në fund të këtij shënimi dhe pas kësaj të gjykojë nëse lidhja ime me këtë zyrtar policie është arsye për të mos e bërë këtë shënim, apo përkundrazi, është pikërisht arsyeja pse duhej bërë.

Derisa të shkojë në fund, unë po i vendos edhe vetë një pikëpyetje bindjes sime që ato çfarë po shkruaj më poshtë, nuk kanë asnjë lidhje me kë është martuar Kastrioti.

I cili do t’i lexojë këto rreshta vetëm sot, njësh me të tjerët. Dhe me siguri nuk do t’i vijë mirë.

Por ky shkrim “për Kastriotin”, në fakt nuk është për Kastriotin.

E vetmja gjë që rrjedh prej lidhjes time me të, është ajo që i intereson më shumë lexuesit: E vërteta.

E mjaftueshme për fat të keq, për ta identifikuar, edhe njëherë tjetër Kryeministrin e vendit si të papërgjegjshëm. Mbi të gjitha, mbartës dhe zbatues të një mendësie po aq të rrezikshme e po aq shkatërruese për shtetin, sa ai që ka qenë përpara tij në atë post.

A po e teproj? Premtuam që do shkojmë në fund.

Kryeministri pra, postoi dje, për befasinë time, një deklaratë, në të cilën e lidhte “shkarkimin”e Drejtorit të Policisë së Tiranës me një ngjarje banale pranë shkollës “Petro Nini”.

Deklarata erdhi një ditë pasi Ministri i Brendshëm postoi të njëjtën gënjeshtër, ku spikati një fjali sipas së cilës “nuk mjafton” që policia të zbatojë ligjin (!)

E di që Kryeministri me zellin e një papuni i kontrollon dhe shpesh i shkruan vetë ato që nxjerrin ministrat në rrjete sociale, por derisa lexova postimin e tij të djeshëm, ende shpresoja që fraza e Lleshir mbi kufijtë e policisë dhe ligjit të ishte vetëm lajthitje e Lleshit; ndërsa poezia me zemra që vinte pas, delli (i shumëpërhapur) letrar i një ushtaraku. Por jo.

Gjithsesi, befasia ime nuk lidhet me Lleshin e rendit por me postimin e Kryeministrit dhe dijenitë e mia mbi “rastin Skënderaj”, për të cilat pak ditë më parë, Kryeministrit iu dërgua një kërkesë për intervistë që mbeti pa përgjigje.

Çfarë di unë për rastin Skënderaj e për të cilat do pyetej në intervistë Kryeministri.

E para gjë që di unë – dhe që e di edhe Kryeministri – është që drejtor Skënderaj ka kërkuar me këmbëngulje prej të paktën dy muajsh të largohet vetë nga detyra për arsye që do t’i them në vijim.

E dyta, drejtor Skënderaj dhe eprorët e tij e kishin marrë vendimin për kalimin e tij në një detyrë tjetër, të paktën dy ditë përpara se të ndodhte i frikshmi episod famëkeq tek “Petro Nini”.

Kryeministri pra, mashtron publikisht duke e lidhur largimin e drejtorit Skënderaj me ngjarjen te “Petro Nini”.

Po është më keq se kaq. E bën të tillë arsyeja reale pse drejtor Skënderaj po kërkonte me këmbëngulje prej dy muajsh të largohej nga detyra.

Pse po e kërkonte? Po e kërkonte sepse Drejtorit të Policisë së Tiranës po i bëhej në vijimësi presion fillimisht nga Ministri dhe më pas nga vetë Kryeministri që të “zhdukte nga rruga” protestuesit e Astirit me “çdo mënyrë”, madje edhe me të atilla që nuk kanë të bëjnë aspak me ligjin dhe detyrat që ky ligj i cakton policisë.

Kur ministri i zemrave mbi ligjin gënjeu i pari për “shkarkimin” duke e lidhur me “Petro Ninin”, ai në fakt reflektoi debatet e brendshme që ka patur me drejtorin e Tiranës për “kufijtë e ligjit”.

Shprehja e çuditshme, sipas të cilës policia nuk mund të mjaftohet me zbatimin e ligjit  ishte një përgjigje publike për atë që në vijimësi drejtori i Tiranës i ka thënë atij dhe Kryeministrit për kërkesat antiligjore lidhur me protestat: “Nuk dal dot mbi ligjin”.

Në vend të reflektimit, Kryeministri zgjodhi të bëjë atë që bëri: mashtruesin e pacipë publik.

Nuk po flasim për Kastriotin, as kunatin e Thanos.

Edhe sikur “shkarkimi” i drejtorit të Tiranës të kishte vërtetë lidhje me ngjarjen tek “Petro Nini”, një ministër dhe një kryeministër  duhet të vinin në kandar, çfarë peshon më shumë: Të bësh palaçon në rrjete sociale, apo të dëshmosh veprime dhe maturi të heshtur prej burri shteti? Një ngjarje banale apo autoriteti publik i policisë më të rëndësishme në vend?

Edhe sikur shkaku i “shkarkimit” të ishte, pra, ai që nuk është, çfarë mesazhi jep për policinë, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm? Po për atë që do zëvendësojë drejtorin dhe që gjithashtu e di të vërtetën? Po për vartësit e tyre në rrugë në kontakt të përditshëm me qytetarët?

Këto, nëse ngjarja e Petro Ninit do ishte vërtet shkaku i largimit të drejtorit të Tiranës. Por nuk është.

Ajo që realisht ka ndodhur, në tërësinë e saj, është e rëndë.

Jo vetëm pse ridëshmohet se Kryeministri është një gënjeshtar i pacipë që e vendos propagandën bajate mbi gjithçka tjetër dhe vulgaritetin politik të momentit mbi interesat afatgjata të shtetit dhe forcimin e autoritetit të tij.

Mbi të gjitha pse rasti “Skënderaj” që nis me presion për “zgjidhje” në anashkalim të ligjit dhe vijon me një mashtrim publik është i njëjtë në mendësi dhe veprim me skandalin e Unazës dhe OST-së.

Kjo e rinjollos dhe e rëndon shumëfish pozitën dhe figurën e Kryeministrit.

“Kur të mos më keni, do më kujtoni. Por deri atëherë ka yhyhy sa kohë” – tha dje ai.

E ka me opozitën, e cila e solli dhe e mban në pushtet.

Po nuk do duhet “yhyhy sa kohë” përpara se votuesi i majtë të mbërrijë tek e vërteta cili ai është realisht, a ka qenë i tillë prej fillimit apo shkau rrugës.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix14 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix14 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix14 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix14 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook