Lidhu me ne

Aktualitet

Ku ndryshon “çadra” nga djegia e mandateve

Ervis Iljazaj

Pasi la mandatet parlamentare, Partia Demokratike është akuzuar nga mazhoranca, por edhe nga një pjesë e opinionit publik për kthimin tek avazi i vjetër, atë të “çadrës” përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke e shigjetuar opozitën se është e paaftë për të fituar zgjedhjet dhe kërkon pretekst për të marrë pushtet në tavolinë.

E megjithatë, të dyja këto aksione të Partisë Demokratike, edhe pse mund të ngjasojnë në pamje të parë, në të vërtetë janë aksione që u përkasin konteksteve totalisht të ndryshme.

Ngritja e “çadrës” nga ana e Partisë Demokratike ishte një veprim jo efikas, pa një kontekst politik që mund të justifikohej, dhe si i tillë një strategji e gabuar dhe e padrejtë. Ndërsa sot, djegia e mandateve nga ana e opozitës realizohet në një realitet të ndryshëm, i cili justifikon veprimin e saj, dhe si pasojë, aktin ekstrem të opozitës e bën më të besueshëm.

Së pari, parlamenti gjatë kohës së “çadrës” ishte një parlament që nuk kishte as më të voglin dyshim se ishte legjitim, pasi kishte dalë nga zgjedhjet e 2013-s, ku në qeveri ishte Partia Demokratike. Ndërsa në situatën e sotme, më së paku, ka dyshime të thella për shitblerjen e votave. Madje, dhe vetë kryeministri Rama ka pranuar publikisht se votat i kanë blerë të gjitha partitë. Në këtë kuptim, rezultati i ngushtë i 2017-s është bërë më shumë se i diskutueshëm. Përpara zgjedhjeve të 2017-s, Partia Demokratike ndërmori një akt radikal duke u bazuar te një krim i presupozuar, apo ex-ante, i cili e bënte aksionin e saj jo fort të drejtë, dhe pa një logjikë politike. Mirëpo, mbas zgjedhjeve të 2017-s kanë dalë disa indicie që rezultatin e 2017-s të paktën e bëjnë të dyshimtë. Në këtë kuptim, kërkesa e opozitës dhe aksioni i saj është legjitim.

Së dyti, periudha e “çadrës” ishte e njëjta me aprovimin e ligjeve organike të reformës në drejtësi, gjë e cila e la Partinë Demokratike jashtë këtij procesi, në dëm të saj, dhe ndoshta dhe në dëm të vetë reformës në drejtësi. Fakti që Partia Demokratike nuk ishte pjesëmarrëse në atë proces, bëri që reforma në drejtësi të sulmohej prej saj gjatë gjithë kësaj kohe, dhe si e tillë e papranueshme në mënyrë të gjerë. Me gjithë vështirësitë dhe dyshimet, reforma në drejtësi arriti që të gjejë rrugën e saj. Kështu që, për ta bërë zbatimin e saj dhe për të mos e cenuar edhe më shumë, kërkesa e Partisë Demokratike për një qeveri tranzitore do të ndihmonte zbatueshmërinë të pandikuar nga një palë apo nga një tjetër. Që reforma në drejtësi të ketë rezultat, padyshim që vazhdimësia e saj kërkon që palët politike të rrinë larg prej saj për një kohë të caktuar.

Së treti, kërkesa e opozitës gjatë kohës së “çadrës” për një qeveri teknike ishte dhe rezultoi jo efikase për të eliminuar shitblerjen e votave. Ajo ishte më tepër një marrëveshje që u interesoi thjesht dy liderëve dhe jo interesit publik. Prandaj, kërkesa e opozitës sot për një qeveri tranzitore, shkon përtej një qeverie teknike vetëm dy javë përpara zgjedhjeve. Por është një kërkesë që kërkon të zhvillojë njëherë e mirë zgjedhje të lira dhe të pakontestueshme, që në mënyrë absurde nuk kemi arritur ende t’i zhvillojmë në këto 30 vite. Nëse vërtet opozita këtë kërkesë e ka për të arritur këtë qëllim, atëherë, ajo vetëm duhet mbështetur dhe përshëndetur. Nëse Shqipëria sot do të kishte një sistem drejtësie të besueshëm, kërkesa e opozitës do të dukej absurde. Duke qenë se nuk e kemi një të tillë që të shqyrtojë të gjitha akuzat e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve, veprimi i saj për të shkuar në zgjedhje në kushte neutrale merr kuptim. Po të shtosh këtu dhe ngërçin e qeverisjes që mazhoranca ka treguar pas zgjedhjeve të 2017-s, ku praktikisht nuk qeveriset më, por vetëm vazhdohet për inerci, në dëm të ekonomisë shqiptare dhe zhvillimit të saj, atëherë për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë lipset me patjetër një rifillim nga e para.

Për të gjitha këto arsye, “çadra” e Partisë Demokratike ishte në dëm të saj dhe të interesit publik, djegia e mandateve për qëllimet e shprehura është në interes të saj dhe në interesin publik shqiptar. /Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook