Lidhu me ne

Temporal

Cili është morali politik i “Game of Thrones”?  

Nga Jacopo Di Miceli

Morali politik i serialit të famshëm “Game of Thrones”, përmblidhet në fatin tragjik të Daenerys Targaryen: ruhuni nga revolucionet, madje edhe ato që duken si më idealiste, pasi përmbajnë brenda vetes farat e terrorizmit totalitar; është më mirë të ndiqet një politikë e kujdesshme, e hapave të vegjël, të cilat nuk i frikësojnë të moderuarit.

Kjo është ajo që duket se sugjerojnë skenaristët në fundin e lumtur të serialit, që me ekuivalenten fantazioze të Kongresit të Vjenës të vitit 1815, shënon një restaurim thelbësor të premisave me të cilat kishte nisur, me të vetmin ndryshim që  institucioni i monarkisë, tani nuk është më dinastik por zgjedhor.

Ky nuk është një lexim komod për ata – dhe mesa duket për shumicën – që kishin shpresuar në rrëzimin e sistemit feudal të kontinentit perëndimor. Por në retrospektivë, problemi më i dukshëm është se bëhet fjalë për një lloj morali shumë pak të guximshëm, në mos konservator dhe reaksionar.

Sirgurisht, do të ishte jorealiste të shihej një tranzicion i shpejtë, drejt një forme të presidencializmit me një të drejtë universale të votës, siç propozohet pa hezitim nga Sam Tarly: në Westeros nuk ekzistojnë thjesht kushtet, për diçka të ngjashme me demokracinë.

Në mesin e popullit, për aq sa dimë – dhe njohuritë tona mbi shtresat e ulëta janë shumë të dobëta, e gati gjithnjë të ndërlidhura me sfondin e luftërave mes familjeve të mëdha mbretërore – nuk gjallon as vetëdija se një e drejtë e tillë mund të fitohet.

Më së pari, duhet të lindë një formë e Iluminizmit. E megjithatë, ishte legjitime të pritej një përparim më i madh politik, sesa ai që i`u prezantua publikut. Në këtë kuptim, Daenerys përfaqësonte opsionin më realist të reformimit. Ajo kishte legjitimitetin tradicional, si vajza e e mbretit të fundit Targaryen, forcën e një ushtrie të fuqishme dhe të 3 dragonjve të mëdhenj, dhe mbi të gjitha legjitimitetin moral, që rrjedh nga veprimet konkrete, siç është çlirimi i skllevërve në Essos.

Megjithëse fokusar shumë pak në film, horizonti politik i Khaleesit ishte më radikal: thyerja e cilkit të familjeve që për shekuj me radhë sundonin kontinentin, duke alternuar njëra-tjetrën,  duke shtypur të gjithë ata që kishin nën vete, të pasur apo të varfër qofshin. Se sa do të ishte realizuar ky projekt, kjo është e paqartë.

Edhe këshilltari i saj Tyrion, nuk shkon përtej aluzioneve të përgjithshme për krijimin e “një bote më të mirë”. Kufizimet e transpozimit televiziv? Ka mundësi. Një nga pyetjet që Geroge RR Martin donte t’i bënte Tolkien, kishte të vënte me përmbajtjen praktike të ushtrimit të pushtetit:” Cila ishte politika fiskale e Aragorn? Të mbante një ushtri? Po çfarë bënte në kohën e përmbytjeve dhe zisë së bukës?”.

Thelbi i historisë, ndryshon në pasojat psikologjike dhe personale që shkakton pushteti. Pushteti e korrupton natyrën njerëzore: është ky mesazhi apolitik që na jep sezoni i fundit ”Games of Thrones”. Dhe është një mesazh i përsëritur herë pas here, kur Varys vlerëson ngurrimin e Jon Snow në komandën e ushtrisë, ose kur Tyrion i lutet Bran-it indiferent, për të pranuar për të mirën e përbashkët, rolin e sovranit të ri.

Prandaj, nuk është për t’u habitur, që shikuesit, të mësuar me një seriail të bazuar në mendimin e Makiavelit në sezonet e para, janë të çorientuar dhe zhgënjyer, nga një finale e karakterizuar nga vlerësime të tilla moralistike. Dhe të metat e mëdha në narracion, janë pasoja e drejtpërdrejtë e kësaj.

Për shembull, kujtoni kulminacionin dramatik të episodit të fundit, vrasjen e Daenerys, që përshkruhet sipas ligjësive klasike të tiranisë. Megjithatë, skenari në të cilin lëviz Jon nuk është më i favorshmi: qyteti është gjysmë i shkatërruar, dhe nën pushtimin e një ushtrie pushtuese, dhe aleati i tij i vetëm është ish-kalorësi i parë i mbretëreshës, tanimë i burgosur, dhe personi i ardhshëm që dënohet me vdekje.

Një komplot i këtij niveli, do të kërkonte bashkëpunëtorë të tjerë shumë të vendosur, një projekt politik post-Daenerys, ose të paktën një plan arratie. Asnjë nga këto aspekte, nuk e shqetëson të manipulueshmin Jon. Sigurisht, që nuk do të ishte rasti i parë i një komploti kaotik. Bruti dhe Kasi, udhëheqësit e komplotit të Ideve të Marsit, e vranë Çezarin duke mashtruar veten se njerëzit do t’i vlerësonin ata si çlirimtarë, dhe se rikthimi në formën më të pastër republikane të qeverisjes, ishte ende i mundur.

Por përballë zemërimit popullor, ata u detyruan të arratiseshin nga Roma, dhe të ndjekur nga ushtritë e trashëgimtarëve të Çezarit, Antonit dhe Oktavianit, kryen vetëvrasje. Megjithatë, sado naivë që ishin, vrasësit e Çezarit të paktën e imagjinuan një alternativë. Jon-i jo. Kjo është arsyeja pse nuk ka asgjë të vërtetë politike në vrasjen që ai kryen.

Është thjeshte një akt moral, i shkëputur nga konteksti politik, ashtu edhe nga pasojat që ai vetë mund të vuajë. Dhe në fakt, Jon në dallim nga Daenerys, heroina e vërtetë politike, është një hero moral: ashtu si Ned Stark, nuk do që të ndërtojmë një botë të mirë, kërkon vetëm që i miri të jetë ai.

Por, në qoftë se Ned, për shkak të karizmës së dobët politike, e humbi kokën, Jon përkundrazi mbijeton. Është e qartë, se në qoftë se mekanizmat Makiavelianë – dhe jo moralizues të sezoneve të para do të përdoreshin, një rast i tillë do të ishte përjashtuar. Çfarë do të ndodhte? Krimbi i Hirtë do të kishte ekzekutuar Jonin pas një gjyqi të shkurtër, ose mbase me shumë gjasa atë do të kishin vrarë Dothrakët.

Në një fjalim të famshëm në episodin e gjashtë të sezonit të gjashtë, Daenerys i zgjodhi të gjithë Dothrakët si “kalorës të gjakut”, të cilët, në traditën e njerëzve që qëndrojnë mbi kuaj, janë 3 truproja që i kushtojnë jetën e tyre Khaleese-t, dhe që hakmerren në rastin e vdekjes së saj. Por, përse njerëz kaq jo paqësorë nuk ndërmarrin hakmarrjen e tyre?

Këtu është një pyetje tjetër: pse ushtria e Khal-ezëve, më e forta në kontinent, vendos të largohet, për më tepër pas disa muajsh bashkëjetese paqësore me vrasësit e komandantit të saj? Historia na vjen sërish në ndihmë, për të theksuar pamundësinë politike. Ashtu si Daenerys, edhe Aleksandri i Madh vdiq papritur, pa trashëgimtarë dhe me një perandori të madhe mbi shpatulla. Por pas vdekjes së tij, maqedonasit nuk menduan as edhe për një moment të riktheheshin në atdhe, pas viteve sakrifica nëpër luftëra. Gjeneralët e Aleksandrit, ndanë me forcë tokat e pushtuara, teksa seicili u përpoq të krijonte dinastinë e tij.

Marrë me shkurtime nga Wired – Bota.al

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix22 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook