Lidhu me ne

Temporal

Shifrat: Çfarë ka ndodhur me tregun e televizioneve gjatë një viti

Shifrat: Çfarë ka ndodhur me tregun e televizioneve gjatë një viti

Nga Gjergj Erebara

Televizionet kryesore në Shqipëri realizuan të ardhura të përgjithshme prej 4.2 miliardë lekësh gjatë vitit 2018, me një rritje prej 7% në krahasim me vitin 2017, sipas bilanceve që kompanitë mediatike publikuan në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Indeksi i përqendrimit të tregut shënoi përkeqësim në 84%, nga 82% që ishte një vit më parë.

BIRN analizoi bilancet e nëntë kompanive mediatike kryesore në vend që operojnë në tregun e televizioneve pa pagesë, për të parë të ardhurat dhe fitimet, ecurinë e përgjithshme financiare të tregut si dhe treguesit e përqendrimit të të ardhurave si matës indirekt i pluralitetit të informimit.

Viti 2018 ishte i pari në tre vjet kur tregu i televizioneve u rrit, por rritja e shënuar vitin e kaluar nuk ishte e njëtrajtshme. Televizioni Klan rriti të ardhurat me 26%, duke u bërë edhe televizioni më i madh në vend sa i përket të ardhurave, pozicion që gjatë viteve të shkuara e mbante Top Channel.

Top Channel shënoi një rritje minimale të ardhurash prej 0.5%, ndërsa mes televizioneve të tjera, ABC News shënoi rënie me 30% në të ardhura ndërsa Scan TV shënoi rritje me 27%.

Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si pesha e katër televizioneve më të mëdha në treg shënoi një përkeqësim të mëtejshëm. Të katër televizionet TV Klan, Top Channel, Media Vizion dhe Focus Media patën së bashku 84.6% të tregut, ndërsa në vitin 2017, katërshja kryesuese, Top Channel, TV Klan, Media Vizion dhe Ora News zotëronin së bashku 82% të tregut.

Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e saj.

Në rastin e Shqipërisë, vetëm dy televizionet kryesore në vend, Klan dhe Top Channel kontrollojnë së bashku 67% të tregut, ndërsa pjesa tjetër e televizioneve ndan pjesën e mbetur. Përqendrimi i të ardhurave në duart e dy televizioneve të mëdha është shtuar në krahasim me vitin 2017 nga 64 në 67%.

Tregu i medias në Shqipëri është i përqendruar jo vetëm sa i përket të ardhurave, por edhe sa i përket pronësisë së infrastrukturës bazë, gjë që ka shkaktuar edhe shqetësime për Autoritetin e Konkurrencës.

Ndryshimi më i madh në tregun e medias gjatë vitit të kaluar është që televizioni Klan arriti të kapërcejë Top Channel si kompania mediatike më e madhe në vend për herë të parë në shumë vite. Të ardhurat e Klan prej 1.46 miliardë lekësh ishin pak më të larta se sa ato të Top Channel, 1.37 miliardë lekë, por patën një rritje prej 26% në krahasim me një vit më parë.

Klan është aktualisht nën pronësinë e familjes Frangaj, ku paketa e aksioneve ndahet në masën 60% për Aleksandër Frangajn dhe 40% për Alba Ginën.

Frangaj dhe Gina ishin më herët edhe aksionerë të ABC News, një televizioni që kishte 2.9% të tregut sipas të ardhurave gjatë vitit të kaluar, por që pa edhe një rënie drastike të të ardhurave në masën 30%. Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ABC News u shit te kompania e sapokrijuar A.B.C. MANAGEMENT për 600 mijë euro.

Blerësi A.B.C. MANAGEMENT është një kompani e re e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma.

*****

Gjergj Erebara është redaktor i Rrjetit Investigativ BIRN Albania

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix17 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix17 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix17 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix17 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix17 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook