Lidhu me ne

Kryesore

Më negativi i viteve të fundit, tabelat e plota të buxhetit 2020

Më negativi i viteve të fundit, tabelat e plota të buxhetit 2020

Projektbuxheti i vitit 2020 pritet të jetë më negativi i viteve të fundit, si në drejtim të pritshmërisë për të ardhurat ashtu dhe të shpenzimeve, sidomos atyre për investime.

Sipas tabelave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetor pritet të jenë 502.7 miliardë lekë në vlerë nominale, me një rritje modeste prej 3.2% në krahasim me aktin normativ 2019. Por, në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto, që e zhvesh treguesin nga efekti i rritjes ekonomike dhe inflacionit, të ardhurat buxhetore pritet që të jenë në rënie, nga 28.5% e Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) në 2019-n, në 28% të PBB-së në vitin 2020. Kjo eshtë hera e parë që ky tregues vjen në rënie në raport me PBB-në, që nga viti 2013.

Treguesi me pritshmëritë më të ulëta në buxhet është TVSH-ja, të ardhurat nga i cili pritet të jenë 151.2 miliardë lekë, në të njëjtin nivelin me 2019-n, në vlerë nominale, ndërsa në raport me PBB-së do të zbresin me 0.4 pikë përqindje në 8.5% të PBB-së. TVSh-ja, një tregues direkt i konsumit, ka pasur performancën më negative edhe gjatë 9 mujorit të këtij viti, me të ardhurat që kanë rënë me 4% për 9 mujorin, ku TVSh e brendshme është tkurrur me rreth 22%, për shkak të efektit të gazsjellësit TAP, që po shkon drejt fundit.

TVSh është zëri kryesor në buxhet, që sjell rreth 30% të të ardhurave totale.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin pritet të rriten me 13%, nga akciza me 4.5% dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13.3%.

Të ardhurat nga sigurimet pritet të rriten me 5%, me bazë vjetore.

Performanca e dobët e të ardhurave ka ndikuar dhe në kahun e shpenzimeve, me qeverinë që do të jetë e detyruar të shtrëngojë rripin vitin e ardhshëm, në mënyrë që të ruajë parametrat e buxhetit.

Shpenzimet pritet të rriten me 2.3% në 532 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga pritet të jenë 70 miliardë lekë me një rritje prej 8.1% në raport me një vit më parë.

Fondi për politika të reja pagash është zero, nga 2 miliardë lekë që ishte në 2019-n.

Shpenzimet për interesa do të jenë 40.9 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 2.1%.

Gërshërët e kursimeve do të jenë mbi shpenzimet kapitale, të cilat pritet të jenë në ulje dhe në vlerë nominale. Sipas tabelave të projektbuxhetit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 83.7 miliardë lekë, nga 87.5 miliardë lekë që është plani për 2019-n, me një rënie nominale prej 4.2%, ku tkurrjen më të lartë do ta pësojnë investimet e brendshme(-8.6%). Në raport me PBB-në, shpenzimet kapitale do të zbresin në 4.7% të PBB-së, nga 5.1% që është pritshmëria për 2019-n, duke shënuar nivelin më të ulët nga viti 2017.

Deficiti buxhetor pritet të zbresë në 29.3 miliardë lekë, ose 1.6% të PBB-së, nga përkatësisht 32.9 mld lekë dhe 1.9% të PBB-së që priten në 2019n.

o.j/dita

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix11 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix11 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix11 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix11 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix11 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix24 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix24 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix24 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix24 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook