Lidhu me ne

Temporal

Intervista/ Spartak Ngjela – familja, tregon për herë të parë pse nuk është martuar


Spartak Ngjela ka dhënë një intervistë paksa ndryshe nga herët e tjera, teksa i ftuar në emisionin e Jonida Vokshit, “Thurje”, ka rrëfyer për bukurinë femërore dhe se sa i meritojnë meshkujt shqiptarë, femrat shqiptare.

Ai po ashtu ka rrëfyer edhe arsyen se përse nuk ka preferuar që të martohet dhe të lërë trashëgimtarë.

Pjesë nga Intervista në “thurje”:

Jonida: Doja të flisnim pak për femrat. Një pjesë e rinisë tuaj ka qenë në periudhën e Enverit, një pjesë në periudhën e demokracisë, a mund të na thuash si ka ndryshuar femra para 90’ pas 90’, përsa i përket inteligjencës, bukurisë?

Ngjela: Përsa i përket bukurisë është i njëjti kualitet, ndoshta është me shekuj kështu, sepse unë e kam ndjekur me vëmendje bukurinë tuaj, por përsa i përket nocionit të liberalizimit, liberal në kuptimin e mirë të fjalës, emancipimit, elita e femrave të Tiranës, ishte pothuajse si sot, në kuptimin e emancipimit dhe antimaskilizimit.

Nuk kishte beteja, se nuk kishte liri, beteja ka filluar tani. Ajo që kam vënë re me vëmendje është se atëhere nuk ishte shumë e hapur dashuria paramartesore, ishte dashuri plus martesë, ose dashuria baraz me martesë.

Dashuri që dështonin dhe që ishin shpallur nuk ishin shumë komode, por Tirana nuk e ndjente deri në këtë pikë, qytetet e tjera, po. Përsa i përket ndryshimit është që femra erdhi ta shumonte bukurinë në këto 20 vite te fundit, sot teza ime që ju them avokateve që punojnë me mua, në kuptimin e stafit, mendoj se bukuria është sheshit, intelekti është i rrallë.

Jonida: Ju madje keni thënë që femra shqiptare është me e bukura në botë…

Ngjela: Po është dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollyëood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik.

Unë kam biseduar me njerëz që kanë ardhur këtu, më kanë thënë bukuria ështe padiskutueshme, klasi ende nuk është në nivelet e duhura.

Jonida: Çfarë  duhet të bëjë një femër shqiptare që të ketë më shumë klas?

Ngjela: Nuk e ka në dorë femra, mashkulli nuk i krijon mondanitet, mungon jeta mondane.

Jonida: Nëse marim mashkullin shqiptar, sa e meriton ai femrën shqiptare?

Ngjela: Pyetja është e vështirë, mund të ta them kur të dalim jashtë, por po jap një fakt të vërtetë, një avokat më gjithë të shoqen që vinte nga një vend i rëndësishëm perëndimor, më mori në telefon e me tha do vij në Shqipëri, dua të më ndihmosh, ajo e shoqja kishte marrë një fond për të investiguar studentët shqiptarë, flas 4-5 vite më parë, unë i thashë studentët shqiptarë i ke të gjithë në kafene, kalo te rruga e Elbasanit , te Treni, te Materniteti, dhe te Sheshi Nënë Tereza, nëpër lokale  etj, etj, detaje si këto. Mbasi mbaruam bisedën, i thashë të bëjmë një marrëveshje, dua pasi të mbaroni të vini të më thoni diçka rreth rezultateve.

Ata e kishin mbaruar dhe erdhën pas 10 ditësh. Midis të tjerash më tha gjetëm diferencë moshe, midis vajzës dhe djalit, minimumi kanë diference 12-13 vjet, femra është më e madhe, më bëri përshtypje sepse i njoh pyetjet për moshën nga profesioni, si e konstatuat i pyeta?

Gruaja më tha se meshkujt kanë humor infantil, të nivelit të fëmijës, kurse femrat rrinë të mërzitura. Ndodh si fenomen, femra ka diferencë në gjithë botën, por jo kaq të madhe. Në një bisedë që bëra me Kadarenë, i thashë që qytetërimi vjen nga gruaja, ai tha ‘do të na ndodhë si në Rusi’, ai ka qënë student atje, dhe ata e kanë këtë diferencë.

Jonida: Ndërkohë, ajo që më erdhi ndërmend është një shprehje juaja për femrën. Ju thoni, nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë.

Ngjela: Shprehja ime është “Bukurinë nuk e ka vajza, por gruaja”. Që të gjitha mikeshat e mia, sa janë vajza, s’ju pëlqen kjo gjë, kur bëhen gra më thonë ‘po e di që e ke të vërtetë’. Kjo është kryesorja, po duhet të jetë grua. Shprehja e dytë është “Ne s’kemi grua”, përjashtimi nuk rrëzon rregullin. “E bukur deri në fund”, në çdo etapë të vet duhet të jetë e bukur, madje kreshendo, bukuritë e mëdha na e kanë dhënë këtë shembull. Më e bukur 40 vjeç sesa 20, 21, dhe unë ju them atyre të njohurave  të mia, bëjini yzmetin, ta keni deri në fund…

Jonida: Meqë po flasim për bukurinë femërore, së fundimi është fenomen që shumë femra bëjnë operacione plastike për të ndryshuar imazhin, diçka që nuk ndihen komode me veten duke u kthyer në shumë të ngjashëm me njëra- tjetrën, si e shihni këtë fenomen?

Ngjela: Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.

Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që  e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.

Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është  krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht.

Jonida: Më gjithë këto përshkrime, detaje për femrën, pse nuk keni preferuar të martoheni, të lini trashëgimtarë?

Ngjela: Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta marrësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook