Lidhu me ne

Kryesore

Arian Çani: Gjuta me armë te PS për të vrarë Ramën? Skenar i përgatitur

Gazetari Arian Çani thotë se janë qesharake të gjitha insinuatat për një atentat ndaj kryeministrit Rama pas arrestimit të Vladimir Gjutës pranë PS-së në orët e para të mëngjesit të së hënës. Çani thotë se dy janë mundësitë, ose Gjuta nuk ka lidhje me PS-në dhe u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar, ose ky është një skenar i përgatitur për të ngritur “legjendën” se kryeministri është në rrezik.

“A mund të spekuloj pak? Nuk e njoh shumë ngjarjen sepse policia nuk na ka dhënë detaje, por nga ato që dimë unë mund të bëj vetëm spekulim. E para, një njeri që shkon të vrasë apo të bë një atentat nuk merr 120 mijë euro me vete. Apo jo? Dimë që ai ka pasur një shumë të madhe parash. Mund të jetë edhe kjo që thuhet se aty ka nga këta që këmbejnë para rreth PS-së.

E dyta që mund të them është se në këtë kohën që po jetojmë me OFL, etj na duhet që edhe ta forcojmë pak skenarin. Duhet fuqizuar kulti i Ramës që po bën gjithë këtë luftë me krimin. Ndaj mund të ketë qenë që dikush mund t’i ketë thënë personit në fjalë “ lk kalo pak nga PS” se na duhesh. Dhe pastaj e kanë arrestuar” – tha Çani në studion e emisionit “Open” në TCH.

“Ky është një vend qesharak. Kur duhet të ndodhë një gjë e keqe nuk ndodh dhe atë herë kur nuk duhet, ndodh. Janë këto legjendat urbane të neveritshme si kjo e atentatit ndaj Ramës. Të hedhësh hipotezën e një atentati ndaj kryeministrit që në 8 e 30 të mëngjesit dhe pastaj kryeministri që ndërron makinat kur del nga zyra, etj.

Mua më duket e stisur e gjithë kjo histori. Mua më duket qesharake. Fare, fare qesharake. Kur ka pasur tentativa për atentate ndaj zyrtarëve të lartë ka pasur të tjera mënyra. Nuk shkon njeri me një çantë me lekë te PS dhe më pas gabimisht i bie pistoleta nga dora. Kjo është e stisur dhe shumë qesharake që ta mendosh” – tha Çani

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook