Lidhu me ne

Kryesore

Një “imam babaxhan” që po bën hatanë / Denis Dyrnjaja nuk sheh korrupsionin e qeverisë por merret me Elvis Naçin

Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë histori, është fakti sesi një imam shndërrohet në pronar spitali, pa pasur vetë lekë por përmes donacioneve të shqiptarëve.

Nga Denis Dyrnjaja

Loja publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, është loja më spekulative në mos më e ndyrë shpirtërore dhe njerëzore.

Një imam po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë. Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të varfra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur.

Këto raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhurojnë kontribute të vazhdojnë të kontribuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre.

Dhe ajo që kërcet dhe tregon realitetin e maskuar është se imami bamirës një ditë të bukur na u bë edhe pronar i madh, se bleu një spital privat.

Përhapja e koronavirusit, Elvis Naçi ka një mesazh për të gjithë ...

Në rutinën e informacioneve të ditës më ra në sy edhe një lajm ku imami bamirës ndërsa bën qokën e radhës publike të bamirësisë e fton një grua, që ishte në kushte varfërie, të shkonte në spitalin privat dhe sqaronte se atje vizitat janë me pagesë, por ka dhe raste që mund të bëhen falas.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë histori, është fakti sesi një imam shndërrohet në pronar spitali, pa pasur vetë lekë por përmes donacioneve të shqiptarëve.

Pra pyetja që lind natyrshëm është: A do dhuronin paratë e tyre njerëzit që të bënin pronar dikë?

Praktikisht ka diçka që nuk shkon. Ose aksionerë të këtij spitali duhet të jenë donatorët të cilët kanë dhuruar me zemër paratë e tyre për bamirësi, ose spitali që është blerë me paratë e tyre nga një fondacion bamirës duhet të ofrojë shërbime falas.

Elvisi bën foto me nusen e tij, por do të çuditeni çka ju bën ...

Ndryshe i bie që ky imami po na del super tregtar dhe menaxher me paratë e të tjerëve, pra një xhongler tipik si ata që kemi parë shpesh me mashtrime formash piramidale apo skema fajdesh, thjeshtë ky ka fatin të ketë ombrellë besimin ndaj të cilit njerëzit shfaqen të përulur.

Pra ky “Imam Babaxhan” me paratë e të tjerëve, po bën edhe famë edhe pasuri.

Jam i sigurt që familjet në nevojë që kanë përfituar janë kundër kësaj që them, madje mund të marr edhe mallkimin e tyre, por jam i bindur se në këtë aferë me sfond bamirësie janë më shumë ata që janë mashtruar.

Koha do ta tregojë nëse prokuroria do të hetojë!

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix13 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix13 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix13 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix13 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix13 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook