Lidhu me ne

Kryesore

Mjeku Pëllumb Pipero: Lehtësimi i masave i domosdoshëm, qytetarët të rrinë sa më shumë në diell dhe të ecin

“Në Vlorë pashë qytetarë që respektonin distancën, pashë një pjesë të tyre me maska, mirë është që ata që kanë ndonjë merak ti mbajnë, i pashë qytetarët më të relaksuar, dhe ajo që më bëri përshtypje është se ata që më shihnin më pyesnin doktor si je, më vjen mirë që fjalët e tona kanë mbërritur dhe ata, kjo do të thotë se ne përmes mediave kemi përçuar mesazhet e duhura”, tha Pipero.


Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se lehtësimi i masave është i nevojshëm, por që duhet të shoqërohet me kujdes të vazhdueshëm të qytetarëve, për masat e higjenës.

Ai thotë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë zgjatjen e fashës orare për të qëndruar sa më shumë në diell për të ecur, ndërsa shton se nuk duhet të ketë grumbullime njerëzish.

“Zgjatjen e fashave orare duhet ta shfrytëzojmë për të dalë sa më shumë në diell dhe për të ecur, por jo për tu grumbulluar. Si specialist i shëndetit publik, do të thoja se sa më shpejt të lirohen masat aq më mirë do të jetë për shëndetin e qytetarëve dhe për relaksimin e tyre.

Strategjia e OBSH-së konsiston në hapjen rajonale, është gjëja më e mirë që mund dhe duhet të bëhet. Duhet paraprirë me informacion për publikun, dhe me rekomandimet ndaj tyre për kujdes. Duhet tiu shpërndahen dhe informacione qytetarëve dhe me broshura, për të treguar si duhet të jetë sjellja e tyre. Me këtë virus me kaq shumë të panjohura, asnjëherë nuk mund të ketë prefeksion, është e nevojshme që të bashkëveprojmë me njëri tjetrin në mënyrë që ta kalojmë me sa më pak dëme”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha më tej se në Vlorë vuri re se një pjesë e mirë e qytetarëve ruanin distancën, ndërkohë që shtoi se mjaft banorë i shihte më të relaksuar në qytet.

“Në Vlorë pashë qytetarë që respektonin distancën, pashë një pjesë të tyre me maska, mirë është që ata që kanë ndonjë merak ti mbajnë, i pashë qytetarët më të relaksuar, dhe ajo që më bëri përshtypje është se ata që më shihnin më pyesnin doktor si je, më vjen mirë që fjalët e tona kanë mbërritur dhe ata, kjo do të thotë se ne përmes mediave kemi përçuar mesazhet e duhura”, tha Pipero.

Ndërkohë që i pyetur më tej për rikthimin e aktiviteteve sportive, Pipero tha se ai e sheh me vend që futbolli mund të hapet, pasi është një sport në mjedise të hapura, dhe është dinamik, që nuk nënkupton që të qendrojë në një vend për rreth 15 minuta.

”Sportistëve duhet tiu matet temperatura, dhe nëse kanë persona të moshuar në shtëpitë e tyre tiu qendrojnë larg. Për mua për 2 ose 3 javë mund të hapet futbolli. Unë do të isha shumë i lumtur nëse specialistët do e dëgjonin fjalën time në këtë rast”, tha më tej mjeku i njohur.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook