Lidhu me ne

Kryesore

Gropa e buxhetit 1.5 mld €, por qeveria bëhet gati t’i paguajë Becchetti-t 109 mln euro


Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqiptarë pritet të detyrohen të paguajnë 109 milionë euro fatura të krijuara më së shumti nga aventura e qeverisë me mbylljen e televizionit Agon të biznesmenit kontrovers italian Fancesco Becchetti.

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësitë që ka për të shlyer disa fatura, njëra prej të cilave kap vlerën e 100 milionë eurove, fatura që janë krijuar nga aventura të ndryshme të ndërmarra nga zyrtarët shqiptarë gjatë viteve të shkuara dhe që janë pasuar nga gjyqe arbitrazhi.

Një dokument i titulluar “Raporti i mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2020” , i cili është publikuar së fundmi në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, shënon se Shqipërisë i nevojiten 109.5 milionë euro për të paguar faturat e tetë çështjeve, vendimet e së cilave janë marrë në dëm të shtetit shqiptar ose janë në proces. Nga të gjitha këto çështje, çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, mbart faturën më të rëndë prej 99.5 milionë eurosh.

Gjyqet e arbitrazhit në përgjithësi zhvillohen në sekret të plotë dhe taksapaguesit rrallë herë marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Të dhëna të përcipta mbi çështjen publikohen në faqen e gjykatës. Sipas këtyre të dhënave, vendimi i kompensimit për Beçhettin është pranë ekzekutimit.

Gjyqi mes biznesmenit italian lidhet me vendimin e qeverisë aktuale për të konfiskuar asetet e tij në Shqipëri, përfshirë hidrocentralin në ndërtim të Kalivaçit dhe televizionin Agon Channel në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Urdhri i sekuestros dhe kërkesa për arrestimin e Beçhettit u bë temë e një debati politik në Shqipëri në vitin 2015 ku opozita politike dhe vetë Becchetti akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se kishte orkestruar një sulm ndaj tij për shkak të vijës editoriale kritike të Agon Channel ndaj qeverisë së Ramës. Rama këmbënguli se qeveria po luftonte një skemë pastrimi parash.

Përveç detyrimeve ndaj vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, taksapaguesit shqiptarë kanë edhe 4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro) detyrime të prapambetura për vendimet gjyqësore të formës së prerë të caktuara nga gjykatat shqiptare.

Këto vendime janë kryesisht për shkak të pushimeve të padrejta nga puna por gjatë dy viteve të fundit po rritet edhe numri i kompanive private që hedhin në gjyq shtetin dhe fitojnë shuma të konsiderueshme./ BIRN

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix10 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix10 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix10 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix22 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook