Lidhu me ne

Kryesore

Krimi mbjell terror/ Sandër Lleshaj mburret me grafikët e shifrave

U bënë disa javë tashmë që historitë kriminale po udhëheqin ndër ngjarjet e ditës. Nga të gjitha këndvështrimet, panorama është ajo e një vendi ku thuajse çdo ditë ndodh një krim i rëndë, ku ende pa u shuar jehona e një shpërthimi, ndodh një atentat dhe ende pa u zbardhur atentati ndodh një vrasje dhe ende pa u zbuluar vrasja, ndodh një tjetër, akoma më makabër se ajo para saj.

Krijohet një mori ngjarjesh kriminale, që ndjekin njëra-tjetrën duke na bindur dita ditës se jeta ka vlerë gjithnjë e më pak në Shqipëri dhe se ata që paguhen për të garantuar sigurinë, me siguri janë duke u marrë me punë të tjera, ose nuk duan ta kuptojnë çfarë ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Kështu u duk Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pak ditë më parë kur publikoi një grafik për të treguar se numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë paska rënë, sepse këtë vit janë vetëm 28 vrasje me dashje, kurse një vit më parë, ishin 31 të tilla në 7 muajt e parë të vitit.

Lleshaj bën sikur harron muajt e karantinës, kur në rrugët e Shqipërisë nuk kishte jetë. Lëvizja u paralizua për më shumë se dy muaj dhe njësoj si të gjithë shqiptarët, edhe kriminelët u mbyllën në shtëpi.Kësisoj, rezulton se 28 të vrarët e këtij viti llogariten vetëm për 5 muaj, krahasuar me 31 të vrarë gjatë vitit 2019. Duke llogaritur pra karantinën, situata e Lleshajt nuk del aq mirë dhe tek shifrat nuk ka asgjë për t’u mburrur.Por ngjarjet kriminale nuk krahasohen nga sasia e tyre, por nga tërësia e elementëve që çojnë në një krim dhe aftësia e policisë për të reaguar apo parandaluar. Thënë këtë, mund të lexoni më poshtë të përmbledhura disa nga ngjarjet kryesore të javëve të fundit dhe vlerësoni vetë nëse ka vend për mburrjet e Sandër Lleshajt apo jo.© Lapsi.al8 GushtBanorët e Hotel Voloreka në Tushemisht zgjohen në orët e para të mëngjesit nga breshëritë e Kallashnikovit. Dy persona të maskuar terrorizojnë klientët. Pronari i hotelit thotë se e njëjta gje ndodhi edhe një javë më parë, policia i njihte autorët por nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar ngjarjen.6 GushtPërdoruesi i lëndëve narkotike, njëkohësisht i sëmurë mendor, Olsi Çekiçi nga fshati Buçimas i pret kokën nënës së tij Firdesit. Gruaja e kishte denoncuar disa herë në polici, por ishte përballur me indiferencën e policëve.3 GushtEkzekutohet me breshëri armësh 71 vjeçari Abdullah Budlla. Taksisti ishte në një lidhje të fshehtë me një grua tjetër dhe djemtë e saj e kishin paralajmëruar për vrasjen.29 korrikNë Elbasan ndodhin dy vrasje të tjera. Ergis Runaj theret me 27 goditje thike, më pas trupi i tij hidhet në rrugë pranë varrezave. Brenda të njëjtës natë, dhëndëri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari vret me mjete të forta mikun e tij Florion Lamçja, pas një sherri nën efektin e alkolit.20 KorrikQëllohet për vdekje Emiljano Ramazani në Elbasan. Ai u vra me disa plumba pistolete ndërsa shkonte në shtëpinë e tij. Policia ka arrestuar vrasësit me pagesë, por ende nuk ka dijeni për porositësit.11 QershorEkzekutohet në Tiranë Hekuran Billa. Atentati ndodhi në një nga zonat më të populluara  në kryeqytet dhe kishte si motiv hakmarrjen. Billa ishte liruar nga burgu megjithëse mbi të rëndonte një dënim i përjetshëm në Angli.4 qershorVriten dy vëllezër në Krujë, Gramoz dhe Xhontil Bardhi. Dy jetë të tjera të ndërprera për hasmëri.31 MajVriten në një atentat në Laç Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Atentatorët ishin të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma policie. Para se të ndërronin jetë, viktimat përgjigjen me plumba pistolete. Filmimet e kamerave të hotelit treguan dinamikën e ngjarjes, tipike për filmat aksion.24 MajKarantina sapo kishte mbaruar. Një 25 vjeçar në Vlorë i quajtur Kristian Breshanaj është qëlluar për vdekje pranë Ujit të Ftohtë.29 PrillVritet një 60 vjeçar me sende të forta në Vlorë. M.B ishte në konflikt me fqinjin e tij dhe ndërsa kanë nisur të zihen në rrugë janë goditur me sende të forta, deri kur 60 vjeçari ka mbetur i vdekur.27 PrillKol Marrani dhe Preng Simoni ekzekutohen në fshatin Lalm i Vjetër. 60-vjeçarët, miq me njëri-tjetrin, udhëtuan drejt fshatit të tyre për t’u kujdesur për banesat, por u vranë me breshëri automatiku.27 PrillGjenden të vrarë në makinën e tyre dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, përkatësisht 27 dhe 35 vjeç. Dy vëllezërit mësohet se ishin pronarë të një biznesi të tregtimit të automjeteve.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix20 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix20 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix20 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix20 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix20 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook