Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria nuk meriton të jetë kjo që e kemi bërë ne!

Nga Mentor Kikia

Kepi i Rodonit, plehrat në bregdet

Njëra nga fotot është bërë në Kepin e Rodonit këtë fundjavë dhe tjetra është huazuar nga kolegu Ardi Sefa, bërë në Palasë. Bregdet, njëri pejsazh më i bukur se tjetri. E njëjta panoramë e bukur dhe e shëmtuar njëkohësisht. Mbeturinat që hidhen në plazhe, në rrugë dhe përgjatë bregdetit.
Dy fajtorë, të pandashëm, shteti dhe individi. Sheti që nuk ndërton infrastrukturën dhe individi që i hedh mbetjet ku të jetë.

Palasë , plehrat në plazh

Asnjë qeveri nuk e ka patur prioritet këtë çështje. Të gjithë janë betuar e përbetuar për turizmin dhe asnjë nuk ka vendosur kosha e nuk ka zbatuar masat ndaj (me nder) qytetarëve që i hedhin mbetjet rrugëve. Të gjitha qeveritë kanë bërë show, me aksione pastrimi, duke nxjerrë administratën me urdhër të mbledhin kanaçe.

Të gjithë ministrat e turizmit dalin me tufa me lule në aeroport të presin turistët, por ja çfarë mjedisi u ofrojmë atyre.

Ne nuk jemi vend i ndotur, ne jemi vend i pistë!

Në shtator, sapo qeveria të kthehet nga pushimet, të gjithë ata që mendojnë se ky vend nuk meriton të jetë kështu siç e kemi katandisur ne, i ftoj në një protestë me qese në dorë.

Sot ju ftoj ta shpërndani këtë foto-denoncim dhe këtë ftesë. Për detajet flasim në ditët në vijim!

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook