Lidhu me ne

Kryesore

Suksesi i 19-vjeçarit shqiptar: Nuk janë dhjetat absolute, por etika e punës

Suksesi i 19-vjeçarit shqiptar: Nuk janë dhjetat absolute, por etika e punës

 Marrë nga gazeta Dita

Besart Çopa nuk është si të gjithë moshatarët e tij. Edhe pse vetëm 19 vjeç, ai ia ka dalë që të fitojë një projekt nga “Sustianable Developement Solutions Network”, që është dega e Kombeve të Bashkuara e cila ofron suport për zgjidhjet praktike të qëllimeve. “Albania’s Scholarship Effort” është projekti i përzgjedhur, që ashtu si vetë Besarti shprehet, ka për qëllim t’u vijë në ndihmë studentëve shqiptarë që duan të studiojnë jashtë Shqipërisë. Ky projekt ka marrë tashmë edhe mbështetjen e Vatikanit, dhe siç vetë 19-vjeçari tregon, kjo është një shenjë besimi për zhvillimin e vazhdueshëm. Si një student që ka kryer shkollimin e tij në një nga shkollat më të mira në Zvicër, ai shprehet se në Shqipëri mendimi i nxënësit nuk merret në konsideratë. Në një intervistë për Dita-n, Besarti rrëfehet.

-Besart, cili është qyteti juaj i lindjes?

Unë kam lindur në Durrës. Pjesën më të madhe të fëmijërisë sime e kam kaluar në shtëpinë time në Plepa. Isha shumë me fat të rritesha në një zonë aq pranë detit.

-Kur dhe pse jeni larguar jashtë vendit?

Unë shkova të studioj në Leysin American School (LAS) in Switzerland kur isha 15 vjeç, në 2013. Ika mbas shumë kërkimesh për bursa dhe mbas shumë “të shkuarit kundër rrymës”. Arsyeja kryesore ishte sepse isha i pakënaqur nga ambienti dhe sistemi arsimor ku po rritesha. Duke e ditur që familja ime nuk kishte mundësi për më shumë, e kuptova që herët se ishte në duart e mia ajo çfarë do të ndodhte në të ardhmen. E dija gjithashtu që nëse doja të rregulloja sistemin, më duhet të dilja dhe të përmirësohesha jashtë tij. Kështu, mbas shumë kërkimesh arrita të gjej Leysin American School e cila më ofroi një bursë të plotë për të vazhduar studimet që në klasë të 10-të. Nëse nuk do kisha shkuar në LAS, nuk besoj se performanca ime akademike në Shqipëri do të ishte shumë e pëlqyeshme. Shumë habiten kur j’ua them këtë. Pjesa më e vështire ishte marrja e bursës. Mbas të shkuarit atje, çdo gjë ishte ëndërr.

-Besart, çfarë është “SDSN Youth Symposium”?

“Sustianable Developement Solutions Network” (SDSN) është dega e Kombeve të Bashkuara e cila ofron suport për zgjidhjet praktike të qëllimeve 15-vjeçare të UN, të quajtura “Sustianable Development Goals” (SDGs). “SDSN Youth” është sektori i “SDSN” që mundet të inkurajojë moshat 19 deri në 30 vjeç që të bëhen më aktive me punën e Kombeve të Bashkuara. “SDSN Youth Symposium” ishte një event i organizuar nga “SDSN Youth” dhe Akademia e Shkencave të Vatikanit për të ndihmuar 50 projektet e selektuara nga e gjithë bota të zhvillohen më tej. Projekti im ishte një nga këto 50 projekte.

-Si u bëtë pjesë e këtij projekti?

Në shtator, “SDSN” hapi një thirrje për projekte, dhe unë dërgova një përshkrim të International Scholarship Effort. Projekti u zgjodh, dhe unë u ftova në “SDSN Vatican Youth Symposium” për ta paraqitur përballë një jurie të zgjedhur.

-Si lindi ideja e krijimit të “Albania’s Scholarship Effort” (ASE)?

Kur unë fitova bursën për në Leysin American School në Zvicër, u surprizova pa masë sepse çdo njeri rreth meje, gjatë kohës që po aplikoja, më thoshte që “është e pamundur, sepse njoh unë këtë student me 10 absolute (dhe unë nuk kisha 10 absolute) i cili nuk mori dot bursë, dhe është shumë e vështirë”, etj. gjëra të këtij tipi. Këto gjëra dhe mungesa e informacionit i pengojnë shumë studentë të talentuar shqiptarë që të aplikojnë për bursa jashtë shtetit. Unë doja që ta rregulloja këtë problem, duke u ofruar atyre ndihmë me informacion dhe kontakt direkt me studentë të tjerë shqiptarë të cilët kanë ikur jashtë me bursa dhe janë të gatshëm të ndihmojnë.

-Ndërkohë, një projekt i vlerësuar edhe nga Vatikani; si ndiheni për këtë vlerësim?

Ndihem shumë mirë, sepse të kesh vlerësim nga “SDSN” dhe Akademia e Shkencave të Vatikanit e bën një projekt shumë më të besueshëm për zhvillim të mëtejshëm.

besarti-ne-keshillin-e-europes

-Cilat janë ambiciet tuaja, çfarë do të bëni tani?

Ambicia ime për ASE dhe ISE si në Shqipëri, edhe në vende të tjera në zhvillim, është të mundësoj krijimin e një gjenerate liderësh akademikë të cilët do të vazhdojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin edhe pa qenë nevoja e ASE ose ISE. Për shembull, pesë vite nga tani, ASE do të drejtohet nga studentët që po ndihmojmë ne për bursa tani, të cilët do të ndihmojnë studentë të tjerë shqiptarë në të ardhmen. Krijimi i një “qarku lidershipi dhe vullnetarizmi”. Ambicia personale për momentin është të iki në një universitet që do të më pëlqejë, dhe të vazhdoj me projektet e mia në sektorin publik.

-Sa gjetët mbështetje në iniciativën tuaj në Shqipëri?

Ministrja e Inovacionit, znj. Milena Harito ka qenë personaliteti më i gatshëm për ndihmë që në fillimet e iniciativës, edhe pse nuk na është dashur ndonjë gjë në dy-tri vite ekzistencë. Iu jam drejtuar shumë organizatave dhe organeve të tjera të ndryshme në Shqipëri, por nuk ka pasur rezultat.

-Po jashtë Shqipërisë?

Komuniteti i Leysin American School – mësues dhe shokë – ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të ASE dhe çdo projekti tjetër që unë merrem. Ndërkohë, nuk ka pasur ndonjë mbështetje tjetër, sepse nuk është dashur.

-Mendoni se ju ka ndihmuar studimi juaj në një nga shkollat më të mira në Zvicër?

Patjetër! Në Leysin American School, ku ka studentë nga më shumë se 60 vende të botës, na mësojnë që kurioziteti intelektual dhe akademik, të folurit me vepra e vullnetarizmi janë rrugët më të mira për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Këto ide më inspiruan të krijoj “ASE”, dhe shumë projekte të tjera.

-Si e shikoni nivelin e arsimit në Shqipëri?

Ka shumë ngarkesë të pavlerë në lëndët mësimore. Mbaj mend që më është dashur të memorizoj qindra fakte të thata si “densiteti i popullsisë në Senegal” etj., nga të cilat tani nuk mbaj mend asnjë gjë. Për më tepër, mendimi i nxënësit nuk merrej në konsideratë dhe mungonte debati në klasë. Për çfarë do t’ju shërbejë ky projekt? Për të dhënë kontributin tim në Shqipëri, dhe, si shqiptar, për të dhënë kontributin tim në zhvillimin e vendeve të varfra. Leysin American School më ndihmoi mua, dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë – është më e pakta.

-E mendoni të ardhmen në Shqipëri?

Ndoshta në një të ardhme të largët, por me situatën e tanishme politike, sociale dhe ekonomike e kam shumë të vështirë ta mendoj. Gjithsesi, të ardhmen për Shqipërinë e mendoj në çdo kohë dhe me çdo projekt që merrem, si në Shqipëri, edhe jashtë saj.

-Çfarë mendoni se keni ndryshe nga moshatarët tuaj?

Nuk do të thosha që kam ndonjë gjë ndryshe nga moshatarët e mi. Kam pasur shumë fat që më është edukuar etika dhe vlera e punës nëpërmjet arsimit në Zvicër. Ky arsim më bëri të kuptoj që, nëse kam thjesht vullnetin që të ulem, lexoj dhe punoj, çdo gjë është e mundur. Kjo është ajo që unë dua të ndaj me moshatarët e mi, si në Shqipëri, edhe jashtë vlera e etikës së punës.

-A keni një mesazh për bashkëmoshatarët e tu që duan të largohen jashtë vendit?

Rruga më e mirë është përherë ajo akademike, e cila kërkon shumë vullnet dhe punë. Unë i kam shtjelluar “kriteret” për bursa jashtë në postin kryesor të Albania’s Scholarship Effort në Facebook, kështu që nuk do i përsëris këtu. Por nëse është “një gjë” që do t’i mëshoja më shumë, është të lexuarit të “non fiction” – prozës jo të trilluar. Siç e kam përmendur më parë, unë nuk kam qenë “nxënës i 10-ës absolute”, por përherë kam lexuar – dhe e vlerësoj si zakonin tim më të çmuar.

Të lexuarit e gjërave që të japin informacion faktual është një nga gjërat më të rëndësishme që një i ri mund të bëj në kohët tona moderne. Lajme, politikë, shkencë, histori, ekonomi, psikologji, biologji – nuk ka shumë rëndësi për sa kohë që lexon dhe mëson njohuri të bazuar në fakte. Ne jetojmë në një ekonomi diturie, dhe sa më shumë të dish aq më shumë vlerë ke në market. Të lexuarit e autorëve dhe analistëve të mëdhenj botëror ndikon në mënyrën e të menduarit dhe argumentuarit me fakte – dhe ky është asseti më i vlefshëm, si në Shqipëri dhe jashtë saj. Një nga zakonet më të mira që më ndihmoi me aplikimet dhe me shkollën jashtë është fakti që kisha filluar të lexoja dhe mësoja lëndët në Anglisht që i vogël në internet. P.sh tema të cilat po trajtoja në klasë në Biologji në Shqipëri, shkoja online dhe i gjeja shpjegimet në Anglisht. Disa nga autorët e mi të preferuar – dhe të sugjeruar – të nonfiction janë Yuval Noah Harari, David Brooks, Matt Ridley, Daniel Kahneman, Perry M. Rogers dhe Henry Kissinger. Libri të cilin ja sugjeroj çdo studenti të ASE dhe çdo personi me të cilin flas është “Sapiens: A Brief History of Humankind” nga Yuval Noah Harari. Pash para pak kohësh që është përkthyer edhe në shqip.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook