Lidhu me ne

Temporal

Magjia e Alpeve Shqiptare

“Le Monde”
“Mirësevini në Alpe!”, shkruante në tabelë. Gjashtëdhjetë kilometra larg nga Shkodra (qyteti më i madh në veri të vendit), kalimi nëpër qafën e Leqeve të Hotit, aty ku fillon hyrja zyrtare në Alpet Shqiptare, me thyerjet e tyre dredharake që premtojnë një shëtitje të gjatë, për shkak të qasjes së vështirë, nëpër disa peizazhe të papara e të jashtëzakonshme.
Me një lartësi mesatare prej 1500 metrash dhe me majat më të larta që nuk tejkalojnë 2700 metra, “Alpet” nuk janë gjithaq të larta. Për ta kuptuar më mirë se ku jemi, disa saktësime janë të domosdoshme: Alpet Shqiptare u përkasin Alpeve Dinarike, të cilat shtrihen në zgjatimin e masivit të madh të Alpeve, prej nga vjen emri i tyre. Por Alpet Shqiptare bëjnë pjesë sidomos në një varg tjetër malor, i cili shpërfaq shumë më mirë mendësinë e vendit, atë të Ballkanit.
Mercedesi i vjetër që hasëm në rrugë dhe disa pamje që i takonin një tjetër epoke i vendosin shpejt e ku duhet akrepat e orës.
I quajtur ndryshe Kelmendi, ky rajon (i Ballkanit) shtrihet në gjithë majat e Shqipërisë së veriut dhe kalon kufijtë, për t’u shtrirë në një pjesë juglindore të Malit të Zi dhe në një pjesë të Kosovës perëndimore.
Banorët e këtyre bjeshkëve janë të njohur për ashpërsi, sepse janë rezistuesit e fundit të pushtimit osman në shekullin e ‘16. Shumica syresh janë me origjinë nga Tamara dhe një lapidar në sheshin krejt të ri e shumë të pastër të fshatit nderon kujtimin e tyre.
Ku ka mbetur sharmi i Ballkanit? Jo gjithaq larg. Të gjitha shitoret e vogla në të njëjtin shesh shesin të thuash të njëjtën gjë: raki (ujin lokal të jetës). “Duhet ta pish bashkë me kafenë tënde”, përpiqet të më bindë udhërrëfyesi im, Rifati. Nuk më pëlqen kafeja turke dhe tash t’ia shtoj asaj edhe rakinë. Jo! Qiellza ime nuk e përballon.
Vendi ku do të qëndrojmë dy netët e ardhshme quhet Lëpushë. Ky fshat banohet nga gati njëqind veta, ndërkaq hoteli që po ndërtohet do të jetë mjaft i madh për ta strehuar krejt popullsinë e fshatit. Ky projekt lajmëron fundin e izolimit për disa dhe fundin e qetësisë për të tjerët. “Për çdo vit, gjithnjë e më tepër turistë vijnë për të zbuluar këtë krahinë dhe së shpejti do të jetë e vështirë për t’i strehuar të gjithë”, më shpjegon Rifati, por pa dhënë mendimin e tij për këtë.
“Strehimi ynë i vetëm i mundshëm është kjo që po bëjmë sonte, do të thotë që të flemë te banorët”. Aq më mirë sepse adhurojë shtëpitë e mysafirëve. Nuk do të më zhgënjej dhoma ime: mbi mbulesën e shtratit tim është i shtypur këlyshariu Wini, si ai që ia kërkoja nënës sime kur isha i vogël. Veç këtij detaji të parëndësishëm, shpezët dhe derrat në kopsht na kredhin menjëherë në jetën e fshatit. Një mjedis që hoteli kurrë nuk do të mund të na ofrojë ndonjëherë.
Pika e parë e rrugëtimit tonë është shënuar mbi një bunker të vjetër: “Dhjetë vjet më parë, kur pata filluar profesionin e udhërrëfyesit, nuk ishte kështu!”, rrëfen Rifati. Huti mes nesh: ai ma tregon shënjimin e freskët orientues në të cilin kishte marrë pjesë edhe vetë, ndërkaq unë shikoja një ndër mijëra bunkerët e mëdhenj që do të mund t’i kisha numëruar që nga ardhja ime këndej. Në fakt ata janë pjesë integrale e peisazhit shqiptar dhe gjenden edhe në këndet më të veçuara të vendit!
“Të gjithë këta bunkerë janë ndërtuar për shkak të diktatorit komunist Enver Hoxha i cili dëshironte të mbrohej nga ndonjë pushtim i mundshëm jugosllav. Mund të themi se ishte paranoik”, më shpjegon Rifati. Ne fillojmë të ecim nëpër fusha me pika orientimi të vizatuara rishtas e bukur për të, dhe bunkerëve të vjetër për mua.
Synimi ynë është një kreshtë prej nga shihet një panoramë mahnitëse mbi luginë, por me kusht që koha të jetë e mirë, gjë që, tash për tash, nuk është. Fatmirësisht, kjo ditë na befason me takimin e këndshëm me një familje barinjsh që, verës jeton lart në kullosa dhe ky takim më bën t’i harroj retë e mëngjesit.
A është jeta e izoluar ajo që e bën kaq mikpritës këtë njeri, nënën, gruan dhe djalin e tij? Vetëm për pak lekë (monedha shqiptare), një kafe turke, djathë të deleve të tyre, disa flegra shalqi dhe shija karakteristike. Kur dolëm ne, gjyshja vazhdonte te shikonte nga pasdera atë botë të vogël… Pyesja vetën se çka do të ketë menduar për vizitorët që kishin ardhur prej aq larg për të ecur nëpër bjeshkët e saj.
Me të arritur mbi shkrepa, koha ani se me re, u hap për pak çaste, mjaftueshëm për të vlerësuar panoramën dhe për të na i shpërblyer kështu përpjekjet e gjithë ditës.
Me t’u kthyer në fshat, Rifati përpiqet dhe njëherë të më mësojë me kafe e raki. “Po ne edhe në mëngjes e pimë nga një kafe me raki”, thekson ai, “shijoje të paktën një herë!” Hajt pra, fundja çka mund të rrezikoj? Dorëzohem duke thënë se, më e keqja që mund të më ndodhë, do të jetë një gjumë brenda çarçafëve të stolisur me ariun e vogël Wini.
Nesër në mëngjes, ne do të largohemi nga Lëpusha për të shkuar në Luginën e Vërmoshit. Të vazhdojmë…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook