Lidhu me ne

Temporal

Çfarë është kutia e Pandorës?

Historia e kutisë së Pandorës, si u krijua miti i së keqes
Historia e kutisë së Pandorës, si u krijua miti i së keqes
Kur Pandora hapi kutinë e saj, sikurse thotë miti i lashtë grek, të gjitha llojet e së keqes u lëshuan nëpër botë – duke i dhënë fund Epokës së Artë të njeriut, dhe duke e braktisur atë në një jetë vdekjeje dhe rilindjeje. Duke qenë gruaja e parë e krijuar nga perënditë, ajo u dërgua në tokë si një formë ndëshkimi.
Kjo krijoi një precedent shumë negativ për gratë që do ta pasonin, dhe ky seksizëm mbetet edhe sot në kohët moderne. E megjithatë, Pandora nuk u përçmua gjithnjë si sjellëse e të keqes. Fillimisht, ajo u pa si një perëndeshë jetë-dhënëse, ashtu si perëndeshat më të njohura Gaia, Athina dhe Demetra. Gjatë viteve, Pandora u shndërrua nga një perëndeshë e nderuar, në rrënjën e të gjitha të këqijave. Më vonë u bë pjesë e narrativës së feve të tjera, dhe u përjetësua në art dhe mit.
Miti më i hershëm i shkruar mbi Pandorën, vjen nga Hesiodi në “Veprat dhe Ditët”, si dhe “Theogonia” në një masë më të vogël. Pikërisht në këto vepra ne shohim versionin e parë të saj, një njeri fatkeq që sjell të keqen në botë. Sipas këtij miti, Pandora ishte gruaja e parë e krijuar nga perënditë, Hefesti dhe Athina, me kërkesën e Zeusit.
Zeusi kërkoi që ajo të shndërrohej në një ndëshkim që do të lëshohej mbi njerëzimin, për shkak të shkeljeve të rregullave nga Prometeu, i cili u kishte vjedhur perëndive zjarrin, duke ia kishte dhënë njeriut. Hefesti e krijoi Pandorën nga toka, ashtu siç u krijua edhe njeriu, por të gjithë Zotat i falën dhunti unike dhe joshëse – përkthimi i emrit të saj në greqishten e vjetër është “plot dhunti”.
Kur Pandora iu dorëzua njerëzimit, ajo solli me vete një pitos (anije e lashtë greke), e cila më vonë u keqkuptua si një kuti e cila përmbante sëmundje, dhimbje dhe gjëra të ndryshme të liga që iu lanë botës. Megjithatë, sapo kutia u hap dhe Pandora pa të gjitha të këqijat të dilnin jashtë, u përpoq të rivinte sërish kapakun, duke lënë brenda vetëm një gjë – shpresën. Kështu, përfundoi Epoka e Artë e njeriut dhe filloi Epoka e Argjendtë, në të cilën njeriu nuk i nënshtrohej vdekjes. Me futjen e grave erdhi lindja, duke çuar në ciklin e lindjes, vdekjes dhe rilindjes.
Pandora gjysmë-perëndeshë
Pandora shoqërohet shpesh nga epiteti “Anesidora”, që do të thotë “ajo që dërgon dhurata”, çka përbën një ndryshim nga versioni i Pandorës që do të thotë “plot dhunti”. Po kështu, disa kanë sugjeruar se emri i Pandorës s’do të thotë “plot dhunti”, por “ajo që jep gjithçka”.
Epiteti “Anesidora”, përdorej më shumë për perëndeshat Gaia dhe Demetra, duke nënkuptuar se Pandora qe e ngjashme me këto perëndesha të mëdha, dhe jo me sjellësen e të keqes në botë. Në leksionet klasike, përgjithësisht pranohet që për femrat hyjnore në veçanti, ishte e zakonshme që hyjnitë fillestare të ndaheshin për të formuar versione më të qëndrueshme.
Kjo ndodhi me të ashtuquajturën “Hyjnia e Madhe”, çka do të prodhonte perëndesha me funksione më të specializuara si Gaia, Demetra, Persefonia, Artemisa dhe Hekati. Pandora duket gjithashtu të jetë një produkt i kësaj ndarje. Është sugjeruar, nga artefakte që tashmë kanë humbur, se fillimisht Pandora ishte një mishërim i pjellorisë së tokës dhe aftësisë së saj për të kultivuar fruta për të mirën e njerëzimit. Ndonëse nuk gjendet në dokumentin e shkruar, mund të shihet në qeramikën ë shekullit të V P.E.S, dhe për këtë arsye studiuesit po punojnë me këtë medium për të kuptuar më mirë Pandorën para Hesiodit.
Roli socio-politik i Hesiodit për Pandorën
Me kalimin e kohës, imazhi i Pandorës si një perëndeshë që jep gjithçka, u zhvillua në versionin “plot dhunti “ të vetvetes që ne të gjithë e njohim sot. Një koment mbi veprat e Hesiodit, argumenton se ky i fundit nuk tregon asnjë kujdes për mitologjinë e mëparshme që e rrethon Pandorën në rolin e saj si një perëndeshë që sjell jetën.
Megjithatë, autoritete të tjera mbi këtë temë argumentojnë krejt të kundërtën, se Hesiodi ishte i vetëdijshëm për mitet e mëhershme, dhe se i shkatërroi me qëllim ato në favor të një pikëpamje më patriarkale. Në këtë kuptim, argumentohet se miti i Pandorës nuk qe i mirëfilltë, por më tepër një legjendë anti-feministe e krijuar nga vetë Hesiodi, që u përdor si një koment mbi kulturën në të cilën ai jetoi dhe përjetoi paragjykimet e tij.
Gjithashtu është sugjeruar që Hesiodi ishte i vetëdijshëm për një ndryshim të pushtetit në kohën e tij, nga matriarkati në patriarkat, dhe se kjo qe mënyra e tij për të shpjeguar rënien e grave nga pushteti. Në artin e mëvonshëm, Pandora shihet si anti-Athina, nga anët e kundërta që përforcuan ideologjitë e patriarkatit dhe realitetet socio-politike gjinore në Athinën e shekullit të V-të Para Krishtit. Athina u ngrit mbi gjininë e saj për ta mbrojtur atë, ndërsa Pandora mishëroi nevojën për kontrollin e mashkullit.
Pandora dhe Eva, Dy Zonjat e Parë
Në rolin e saj të mëvonshëm, si burimi i gjitha ligësive në këtë botë, mund të nxirren paralele të forta mes Pandorës dhe Evës tek Libri i krishterë i Zanafillës. Secila prej tyre ishte gruaja e parë në botë, dhe secila luajti një rol të madh në tranzicionin e botës, nga një vend i jetës së lehtë e të begatë, në një jetë plot vuajtje dhe vdekje.
Në të dyja rrëfimet, tranzicioni në botë ndodh si një hakmarrje për shkeljen e një ligji hyjnor. Të dyja grave u është dhënë një ndalim për të ruajtur jetët e tyre idilike, dhe të dyja u joshën ta shkelnin atë – duke sjellë të keqen dhe vuajtjet në botë, dhe duke i dhënë fund parajsës në të cilën jetonin, jo vetëm për veten, por për gjithë njerëzimin.
Megjithatë, mbetet një ndryshim i madh: Eva u krijua nga Perëndia për të ndihmuar Adamin, ndërsa Pandora u krijua si një ndëshkim nga perënditë. Disa besojnë se historitë e Evës dhe Pandorës, janë rishikuar gjatë shekujve për të ngjasuar më shumë me njëra-tjetrën, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ato duken kaq të ngjashme në ditët e sotme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix10 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix10 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix10 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix10 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix11 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix11 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix11 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar11 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook