Nga Gerhard Pregapuca
Bleva një copë dashuri.
Harrova të marr me të
Udhëzuesin e përdorimit.
Më ka mbet në xhep kuponi.
Më duaj pak dhe shtruar…!
Bleva një copë dashuri .
Ish’ me ofertë të pranueshme.
Paguaj me zemër,
Merr dhimbjen në shpirt!