Lidhu me ne

Kryesore

Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

Kur Edi Rama vendosi të emëronte Gent Cakajn si simbolin e anonimatit të një kabineti anonimësh, shumë zëra opozitarë, media pranë tyre dhe një valë komentesh në rrjetet socale shpërthyen me një furi ironish, sarkazmash dhe talljesh për ministrin e ri nga Prishtina.

Në mënyrë të çuditshme ato i’u mbivendosën edhe akuzave të rënda, se ky djalosh ishte pilotuar në atë post, për të realizuar axhendën okulte të copëtimit të Kosovës dhe hapjen e « kutisë së Pandorës » në Ballkan.

Paradoksalisht, kandidati i ri për ministër të jashtëm më shumë sesa një politikan që mund të bënte keq, u portretizua si një personazh që mund të shkaktonte të qeshura.

Për këdo që është i ftohtë në gjykim dhe i pa ngërkuar me gërmërjen lokale të politikës së Tiranës, këto paragjykime dukeshin të eksagjeruara.

Me përjashtim të faktit se Cakaj, ishte katapultuar në qeveri duke nëpërkëmbur parimin e meritokracisë, as shkollimi, as mënyra e të folurit dhe as ato pak paraqitje televizive që pati bërë, nuk e justifikonin këtë qesharakëzim.

Shumë kush as nuk e pranoi, as nuk e justifikoi atë, i ndihmuar edhe nga propaganda e kryeministrit për kastën e konsumuar që ka frikë në rrjedhja e gjakut të ri në politikë.

Por sot, kur Gent Cakaj ka kryer « aksionet » e para publike, mund të thuhet pa frikë se ai po i përshtatet plotësisht steriotipit më të keq që u krijua për të.

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se si dikush me një lloj respekti për veten, mund të pranojë të dalë në tribunën e ministrit të jashtëm për të thënë se ka shkarkuar 20 vetë nga puna (përfshirë këtu edhe shoferin e ambasadës tonë në Bullgari që i kushtuakërka shumë buxhetit të shtetit).

Askush nuk mund ta imagjinojë që ai që presupozohet të na flasë për strategjinë gjeopolitike të Shqipërisë, për perspektivën e integrimit, për aleancat dhe rreziqet e dekadave të ardhshme, merr pozat e një polici që shkul targat e makinave të konsujve të nderit.

Për më tepër, askush nuk mund t’a perceptojë, se si një njeri me integritet, mund të pranojë të bëjë lolon e Edi Ramës dhe t’u kumtojë shqiptarëve se raporti i zi i departamentit të shtetit për trafikun e drogës dhe krimin, ishte pozitiv për arritjet e qeverisë shqiptare.

Natyrisht, nuk ka diskutim se këtë rol qesharak atij ia ka ngarkuar regjizori Edi Rama.

Masat për heqjen e targave CD i’u ngjajnë ngrefosjeve populiste të Saimir Tahirit për të gjobitur makinat e deputetëve, në të njëjtën kohë që Shqipëria mbillej e tëra me kanabis.

Kthimi përmbys i raportit amerikan, është pjesë e psikozës së kryeministrit për të mos pranuar asnjë fakt që nuk i shkon për shtat.

Por, këtu pyetja nuk është se kush ka dhënë urdhërin. Tashmë të gjithë e dinë se si funksionon kabineti i anonimëve të rilindjes.

Këtu dilema shtrohet se si është e mundur që Gent Cakaj u identifikua kaq shpejt me steriotipin qesharak që kritikët dhe kundërshtarët vizatuan për të?

Si i zhgënjeu ai në mënyrë të rrufeshme të gjithë ata që e konsideruan të papranueshëm dhe të turpshëm stigmatizimin fillestar që i’u bë?

E në këtë pikë ai nuk është fajtori i vetëm. Si karakteri po ashtu dhe mungesa e tij e eksperiencës, janë po aq pak përgjegjës sa dhe të gjithë ata që fillimisht e tallën e ironizuan dhe e përqeshën në mënyrë të pa drejtë.

Sepse për imazhin publik që Caka ka krijuar tashmë duhet drejtuar gishti mbi Edi Ramën. Qe ai që e shndëroi në kllounin e farsave populiste dhe zëdhënësin e manipulimeve të paturpshme. Qe ai, që duke e vënë të aktrojë në tre dajle publike rresht e shndërroi Gentin në një figurë komike. Prandaj kur qeshni me Cakajn, mos ia dini për nder Facebookut, por kryeministrin.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix10 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix10 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix10 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore10 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix11 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook