Lidhu me ne

Kryesore

Zoti Veliaj, çne u tregove kaq budalla për 5 Majin?!

Të gjithë e mbajmë mend ”tironsin e squt”, Erion Veliaj që shtyu festimet për Ditën e Verës për shkak se në 14 Mars sinoptikanët e bashkisë kishin parashikuar “shi me gjyma”.

Zoti Veliaj madje iu referua sondazheve on line për të justifikuar shtyrjen e festimeve pikërisht 1 ditë pas protestës së opozitës. Vendim i “squt” nga pikpamja publiçitare, nga ato që pelivani Veliaj i përdor për propagandën e tij bajate. Ja se çfarë postonte zoti Veliaj 1 javë para Ditës së Verës:

Dhe parashikimet u vërtetuan në 17 mars, kur “skuthozi” Veliaj mori mikrofonin për të treguar kontrastin mes Tiranës së shkatërrimit dhe Tiranës së Festimeve.

Por çuditërisht zgjuarsinë e tij zoti Veliaj nuk e vuri në punë për një festë të shënuar dhe flamurtare si ajo e 5 Majit, ku të majtët e kanë bërë zakon të vendosin shallin e kuq si pasardhës të çlirimtarëve. Kjo ditë meritonte diell, por Zoti apo Universi e ndau për shi. Megjithatë Velo djali nuk u tregu i “squt” madje doli budalla i trashë, la të qullosen në shi të gjithë pasardhësit e clirimtarëve, madje nuk e rruajti fare për qytetarët që do dilnin për të festuar 5 majin në një mori aktivitetesh me balerina, panaire, danc sportiv dhe filma artistikë. Ne iu drejtuam zotit Kalemi, zëdhënës i Bashkisë për të mësuar pse nuk u ndoq e njëjta praktikë si në Ditën e Verës dhe a pati ide për ndonjë sondazh të ngjashmë, por nuk morëm përgjigje. Më poshtë po ju përcjellim kalendarin e festimeve të Bashkisë së Tiranës, bashkangjitur me deklaratat e Shefit të sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni dhe Drejtoreshës për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli.

Njoftimi

Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbej” dhe në Parkun e Liqenit Artificial. “I ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e “Ditës pa makina” sepse do të ketë një sërë aktivitetesh”

Në sheshin “Skënderbej” do ketë një koncert nga kori i Liceut Artistik, panairi i organizatave rinore, panairi i librit, kurse në lulishten para bashkisë do të mbahet ceremonia e vendosjes së pikturave të partizanëve, ndërkohë që sërish në shesh do të jetë një zonë kushtuar fëmijëve”, tha Kërxhalli.

Një vend të veçantë do të zërë edhe panairi i bujqësisë para Ministrisë së Bujqësisë, ku qytetarët mund të njihen me disa nga produktet e zonës, e për të vijuar më tej me panairin e operatorëve turistikë. Ndërkaq, në parkun “Rinia” zhvillohet finalja e lojërave olimpike për shkollat 9-vjeçare, duke vijuar përgjatë gjithë bulevardit me aktivitete të ndryshme sportive, volejboll, basketboll, kalceto, ping-pong etj.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet edhe Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të ketë edhe një ceremonial i skulpturave të Partizanëve. Gjithashtu, është menduar një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ etj.

“Do ketë një performancë nga  balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t’i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare. “Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni./Respublica.al

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook