Lidhu me ne

Sport

Europa League/ Statistika e kurioriztete: gjithçka duhet të dini për finalen Chelsea-Arsenal

Gjithcka gati për sfidën finale të Europa League, derbi anglez mes Chelsea e Arsenal që do të dorëzojë trofeun në Baku. Dy skuadrat londineze përballen nën drejtimin e arbitrit italian Gianluca Rocchi.

SI VJEN CHELSEA
Maurizio Sarri, që nuk e ka pëlqyer protokollin e Uefa për të cilën stëvitja e fundit duhej të ishte e hapur për mediat, nuk mund të besojë në dy pedina të rëndësishme si Loftus-Cheek e Hudson-Odoi (të dëmtuar në tendinen e Akilit), Rudiger (në gju) e Ampadu (problem në shpinë). Kanté vjen nga një dëmtim në gju të pësuar në stërvitje.

SI VJEN ARSENAL
Unai Emery nuk mund të ketë në dispozicion Ramsey (i ka dhënë lamtumirën Gunners, pasi u dëmtua në ndeshjen kundër Napolit), Denis Suárez (dëmtuar në muskujt e barkut), Bellerín, Holding (të dëmtuar në gju) përvec Mkhitaryan që nuk u nis me skuadrën për motive politike.

FORMACIONET E MUNDSHME
CHELSEA (4-3-3): Kepa; Alonso, David Luiz, Christensen, Azpilicueta; Jorginho, Kovacic, Barkley; Hazard, Giroud, Pedro. Trajner. Sarri

ARSENAL (3-4-1-2): Cech; Monreal, Koscielny, Sokratis; Kolasinac, Xhaka, Torreira, Maitland-Niles; Ozil; Lacazette, Aubameyang. Trajner. Emery

BOOKMAKERS
Bilanci i 10 precedentë të fundit është në ekuilibër të plotë: tre fitore të Chelsea, tre të Arsenal e katër barazime. Në parashikimet për derbin londinez që do të dorëzojë trofeun e Europa League, analistët e japin të favorizuar lehtë skuadrën e Maurizio Sarri, që në Europa League ka një statistikë më të mirë në krahasim me kundërshtarët: Blues kanë mbërritur në finale të pamundur, me 11 fitore e tre barazime. Suksesi i 12, që vlen Kupën, jepet me koeficientin 2,40. Ngjitet në nivelin 3,00 kuota e suksesit të Gunners (11 fitore, dy humbje e një barazim në bilanc). Duke parë tendencën e «X» në përplasjet direkte mes tyre nuk përjashtohet shtesa. Fitorja me penallti është një opsion që kuotohet me 6,25. Chelsea, në fund, është në avantazh të lehtë edhe në kuotat për të ngritur Kupën, pavarësisht si mbarojnë 90′ minutat: 1,70 triumfi i Blues, që do ishte i pari për Sarri, 2,10 ai i Arsenal.

STATISTIKA E KURIOZITETE
Arsenal-Chelsea do të jetë finalja e dytë e Kupës Uefa/Europa League e gjitha angleze në histori, pas Tottenham-Ëolves në finalen e 1972. Kjo si për Gunners ashtu dhe për Blues është e gjashta finale e madhe europiane: vetëm Manchester Utd (7) e Liverpool (14 – përfshirë këtë të Champions League në 1° qershor) kanë arritur më shumë ndër klubet angleze. Arsenal ka humbur katër nga pesë finalet kryesore europiane, me fitoren e vetme në Kupën e Kupave të 1994 kundër Parma; Gunners kanë humbur të njëjtën kupë një vit më pas, Kupën UEFA 2000 e Champions League të 2006. Unai Emery mund të bëhet trajneri i katërt që fiton Europa League (ish-Kupa Uefa) me dy skuadra të ndryshme, pas Giovanni Trapattoni (Juventus e Inter), Josè Mourinho (Porto e Manchester Utd) e Rafa Benitez (Valencia e Chelsea). Si Arsenal ashtu dhe Chelsea kanë fituar 11 ndeshje të Europa League në këtë sezon. Maurizio Sarri është i pari trajner italian që luan një finale të Coppa UEFA/Europa League që nga Alberto Malesani në 1999 kur fitoi trofeun me Parma.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix18 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix18 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix18 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix18 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook