Lidhu me ne

Kryesore

Një histori e Monedhës shqiptare, nga Ahmet Zogu tek Edi Rama

Banka e Shqipërisë prezanton Serinë e Re të Kartmonedhave shqiptare

Vetëm disa ditë më parë Banka e Shqipërisë prezantoi Serinë e Re të Kartëmonedhave Shqiptare, në një ceremoni të veçantë të organizuar me këtë rast. Pas më shumë se 20 vitesh nga fillimi i hedhjes në qarkullim të serisë aktuale të kartëmonedhave Lek, seria e re vjen me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Seria e re e kartëmonedhave shqiptare ruan të njëjtën tematikë me kartëmonedhat ekzistuese, si një tematikë e gjithëpranuar nga publiku, por duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim. Kjo tematikë evokon disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë së kombit, zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politik të vendit, përfaqësuar nga personalitete të spikatura, me kontribute të rëndësishme për Shqipërinë. Portretet e këtyre personaliteteve janë kombinuar në kartëmonedha me motive që lidhen me jetën, veprën, vendin dhe epokën në të cilën secila figurë ka jetuar. Ndërkohë, pamja e serisë së re përfaqëson evoluim dhe përmirësim të dizajnit të përgjithshëm dhe elementeve specifike të paraqitura në to, duke u kujdesur për një ekuilibër midis modernes dhe traditës. Portreti i Naim Frashërit, Ismail Qemalit, Pjetër Bogdanit, Mbreti Gent, Skënderbeu spikasin më portretet e tyre në karmonedhat e reja që mbajnë firmën e Guvernatorit Gent Sejko.

Kartëmonedhat e reja

Seria e re e kartëmonedhave shqiptare përbëhet nga 6 prerje: 200 Lekë, 500 Lekë, 1000 Lekë, 2000 Lekë, 5000 Lekë dhe 10000 Lekë. Hedhja në qarkullim e kësaj serie planifikohet të bëhet gradualisht sipas këtij rendi:

-kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019;

-kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga viti 2020;

-kartëmonedha 2000 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2021;

-kartëmonedha 500 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Seria e re sjell për herë të parë një kartëmonedhë në polimer, atë 200 Lekë. Polimeri është një material plastik dhe përfaqëson një inovacion në industrinë e prodhimit të parasë, duke qenë më rezistent në përdorim se letra. Përgjithësisht, kartëmonedhat me vlerë nominale të ulët janë ato që kanë normë më të lartë konsumi nga përdorimi, ndaj përdorimi i një materiali më rezistent për to ka rezultuar më eficient. Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Aleksandri i madh dhe Ahmet Zogu

Në vitin 1923 Ahmet Zogu do të mblidhte për herë të parë parlamentin për të diskutuar idenë e krijimit të një monedhe shqiptare. Mbreti i ri e dinte se një konfigurimi i një shteti do të ishte më i plotë me krijimin e monedhës së tij. Vetë Zogu propozoi që kartëmonedha e re të quhej Leke, e në qendër të saj të ishte figura e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Siç duket origjina e Aleksandrit dhe ndikimi që pati gjatë drejtimit të tij, e bënë Zogun të shihte tek ai të shkuarën e fortë që i lidhte shqiptarët me qëndresën dhe suksesin. Propozimi i Mbretit u prit me duartrokitje  dhe u miratua menjëherë. Prerja e parë e Lekut nga Banga Kombëtare do të fillonte 3 vjet më vonë në vitin 1926. Më parë gjatë luftës së parë botërore prerjet e monedhave në vend nuk ishin bërë sipas një strategjie kombëtare.

Karmonedha e hedhur në qarkullim nga Bashkia e Vlorës në vlerën e 50 qind-karte, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën francezët; në shkallë vendi kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me  figura e simbole nga më të ndryshmet.

Nëse i referohemi historisë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë më 2 shtator të vitit 1925, nis dhe përpjekja e parë për të krijuar monedhën e një histori e ekonomisë shqiptrare.

Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian të kryesuar nga Mario Alberti dhe Qeverisë së Ahmet Zogut. Konventa përcaktonte ndër funksionet e këtij institucioni, përveç kreditimit, emetimin e kartëmonedhave me kurs ligjor për pagesat në Shqipëri si dhe emetimin e monedhave të arit dhe të metaleve të tjera, me të drejtë ekskluzive.

Ky mund të quhet institucioni i parë emetues kombëtar i parasë, por historia e popullit tonë dëshmon prerjen e monedhave të para që në shekullin IV p.e.s., nga Dyrrahu (Durrësi) dhe Apollonia (Pojan pranë Fierit), qytete të Ilirisë.
Për herë të parë, Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të grupit bankar austro-hungarez të Ëienner Bank Verein, si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të grupit bankar italian të Banca Commerciale Italiana. Ky institucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1925 kur u krijua banka, në Shqipëri qarkullonin një mori monedhash të vendeve të ndryshme, ndaj Banka Kombëtare e Shqipërisë mori masa për t’i zëvendësuar këto me monedhën e vetme shqiptare. Si njësi monetare zyrtare u caktua Frangu ar, me nënfishat e tij (leku dhe qindarka, ku 1 frang ar ishte baras me 5 lekë dhe 100 qindarka) dhe shumëfishat e tij 5, 20 dhe 100 franga ari.

Kartmonedha e parë

Kartëmonedha e parë e emetuar ishte ajo me prerje 5 lekë/ 1 frang ar. Ajo rezultoi jetëshkurtër për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga qeveria shqiptare e kohës mbi shqiponjën e paraqitur në të, e cila në dallim nga shqiponja dykrenare, simbol i kombit tonë, paraqiste shqiponjën me një kokë sipas stilit romak.
Përgjatë vitit 1926, Banka Kombëtare e Shqipërisë emetoi dhe hodhi në qarkullim: o kartëmonedhat me prerje 5 franga ari, 20 franga ari dhe 100 franga ari; o monedhat ar 20 franga ari dhe 100 franga ari, monedhat argjend 2 franga ari dhe 5 franga ari, dhe monedhat e tjera 5 qindar leku, 10 qindar leku, ¼ leku, ½ leku dhe 1 lek.


Me fundin e Luftës së Dytë Botërore, të gjitha funksionet dhe detyrimet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë pushuan së ekzistuari. Vetë banka u shtetëzua dhe në vitin 1945 u krijua Banka e Shtetit Shqiptar.
Viti 1947 shënon një moment të rëndësishëm për monedhën tonë kombëtare. Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat.
Moment tjetër i rëndësishëm në historinë e monedhës tonë kombëtare është viti 1965, vit në të cilin ndryshoi raporti midis prerjes lek të përdorur që nga viti 1947 me atë të emetuar në këtë vit në raportin 10 lekë (vitet 1947,1957) = 1 lek (viti 1964 e në vazhdim). Gjithashtu, për herë të pare shtypen dhe hidhen në qarkullim nënfisha të lekut, qindarkat. Ardhja e vitit 1991 do të sillte ndryshime edhe në elementet e sigurisë të kartëmonedhave, ku për herë të parë vendoset filli i sigurisë në kartëmonedhën 100 lekë.

Banka e Shqipërisë krijohet në vitin 1992 si banka qendrore e vendit. Ndër funksionet e saj kryesore, theksohet edhe roli i saj si emetuese e vetme e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare që ka kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Që në vitin e parë të krijimit të saj, Banka e Shqipërisë nën ndikimin e ndryshimeve të mëdha socio-politike në vend, përballet me domosdoshmërinë e rritjes së sasisë së monedhës në qarkullim si dhe ndryshimin e strukturës së prerjeve të saj. Si rrjedhojë, emetimet e këtij viti kanë ndryshime në tematikën e çdo prerjeje, kjo për shkak të jodiktimeve nga sistemi politik. Gjithashtu, për herë të parë në emetimet e pasluftës, vendosen në kartëmonedha firmat e Guvernatorit dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit dhe Administrimit të Parasë.

Vitet në vijim, shënojnë një rritje të vazhdueshme të kërkesës së ekonomisë për para. E shtyrë nga përgjegjësia për t’iu përgjigjur më së miri kësaj kërkese me një strukturë të përshtatshme prerjesh, Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 1995, kreu studime për një emision të ri të monedhës dhe kartëmonedhës.
Ky emision u projektua tërësisht i ri në tematikë, me një seri monedhash metalike të përbërë nga 6 prerje: 1, 5, 10, 20, 50 dhe 100 lekë. Ndërsa, seria e kartëmonedhave përbëhet nga 5 prerje: 100, 200, 500, 1000, 5000 lekë, të cilat janë rishtypur në vite të ndryshme duke përmirësuar elemente sigurie të cilat rritën ndjeshëm besueshmërinë ndaj parasë dhe e bënë atë më të fortë ndaj falsifikimit. Në rishtypjen e kartëmonedhave është ruajtur pamja, por veç elementeve të sigurisë kanë ndryshuar edhe firmat në kartëmonedha./Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix14 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix14 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix14 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix14 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix14 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook