Lidhu me ne

Kryesore

Rama dhe Veliaj thyejnë rekord/ 270 minuta LIVE në TV brenda një dite

21 shtatori ishte një nga ditët më të vështira për banorët e Durrësit dhe Tiranës që përjetuan një tërmetet më të fuqishëm të 3 dekadave të fundit. Kur numërohen mbi 500 banesa të goditura dhe mbi 50 pallate të dëmtuar duket se pasojat nuk kanë për të qenë të lehta për shumë prej tyre.

Një ditë më pas nisi fuqishëm propaganda qeveritare. Me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Në TV, në radio, në Facebook, në Twitter, …në frigorifer.

Prej orës 10 të mëngjesit kryeministri Edi Rama nisi një sërë takimesh me vartësit e tij ku përsëriste të njëjtat gjëra. Thuhet se ka shumë shtëpi të goditura, por në asnjë nga takimet nuk u saktësua sa prej tyre janë bërë të pabanueshme sepse nëse nuk ka të tilla atëherë nuk ka nevojë për të gjithën këtë angazhim.

Kryeministri me sa duket po përpiqet të kthejë në favor të tij këtë tërmet për të hequr nga vëmendja talljen me dënimin e Saimir Tahirit, korrupsionin me PPP-të në akset Kardhiq – Delvinë dhe Milot – Balldre, akuzat e opozitës për kryebashkiakët e korruptuar, etj.

Të dielën Rama qëndroi për 154 minuta LIVE në TV ose rreth 2 orë e gjysmë duke konkurruar emisionet maratonë të së dielës. Nuk mbeti më pas edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me 116 minuta LIVE, ose gati 2 orë.

Për ta kuptuar më qartë. Problemi nuk është te qeveritarët që duan të tregojnë se janë në punë dhe vartësit më të vegjël që janë në garë për të treguar cili është më i zellshmi. Çështja është se janë të shumtë qytetarët që ankohen se askush nuk u ka shkuar për të parë nga afër dëmtimet në banesat e tyre.

Të shumtë janë edhe atë që kanë dilemën nëse banesa e tyre është e sigurt apo jo. Këta njerëz do të donin më pak qeveritarë të zënë në TV sesa në terren.

EDI RAMA – 154 MINUTA

38 minuta
ERTV Live: Me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit
50 minuta
ERTV Live: Mbledhje e përbashkët e grupit parlamentar, ministrave dhe kryetarëve të bashkive
12 minuta
ERTV Live: Nga spitali i Traumës
6 minuta
ERTV Live: Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjeksore që është 24 orë në 24 në shërbim dhe prej ditës së djeshme, po përballon me sukses një fluks të jashtëzakonshëm thirrjesh, falë reformimit e modernizimit të sistemit të urgjencave, si edhe flotës së re të autoambulancave🙏
9 minuta
ERTV Live: Gjatë vizitës në Spitalin e Traumës. Askush nuk do mbetet vetëm🤗
16 minuta
ERTV Live: Durrës – Çdo familje e prekur nga tërmeti, sot duhet të ketë një kontakt njerëzor, të drejtëpërdrejtë me ne🤗
16 minuta
ERTV Live: Në Qendrën e Pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit.
6 minuta
ERTV Live: Tiranë, Njësia Administrative Nr.7, për të larguar disa familje përkohësisht, në funksion të rindërtimit të çatisë së rrënuar nga lëkundjet sizmike🤗

ERION VELIAJ – 116 MINUTA
8 minuta
Aktivitet per mbledhje ndihmash per termetin
55 minuta
LIVE: Shtabi i Emergjencave në raportimin mbi verifikimet e situatës në terren pas tërmetit të ditës se djeshme.
15 minuta
Në familjen e Halil Sulës të prekur nga tërmeti i djeshëm.
27 minuta
LIVE – Mbledhja e Këshillit Bashkiak
11 minuta
Bashkë me zv/kryeministrin Braçe dhe Blerina Gjylameti sot në drekë vizituam disa nga familjet e prekura nga tërmeti, të cilat janë strehuar në mensën sociale në Kombinat.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook