Lidhu me ne

Temporal

Pse njerëzit besojnë kaq shumë tek astrologjia?

Pse njerëzit besojnë kaq shumë tek astrologjia?

Nga Christine Smallwood, “The New Yorker”

Astrologjia po përjeton aktualisht një lloj bumi, që nuk ishte parë që nga vitet 1970. Ndryshimi nisi me ardhjen e kompjuterit personal, u përshpejtua me internetin, dhe shënoi një ekpansion të madh nga mediat sociale. Sipas një sondazhi të Qendrës së Kërkimeve Pju të kryer në vitin 2017, gati 30 për qind e amerikanëve besojnë tek astrologjia.

Por, siç ka e argumentuar studiuesi Nikolas Kampion, autori i librit “Astrologjia dhe feja popullore në Perëndimin Modern”, numri i njerëzve që e njohin shenjën e tyre, dhe konsultohen me horoskopin e tyre, apo që lexojnë mbi shenjën e partnerit të tyre, është shumë më i madh.

Vitin e kaluar,”Times” paralajmëroi në një artikull “shndërrimin e astrologjisë më shumë në një biznes me përmbajtje bindëse, se sa si një praktikë tradicionale shpirtërore”.

Në leksikun tonë të përbashkët, astrologjia është pak a shumë si dikur psikanaliza. Në mesin e shekullit XX, ju mund të dëgjonit shpesh mbi idin, egon ose superegon. Tani është mëse e zakonshme të dëgjosh dikë ta shpjegojë veten e tij me anë të diellit, hënës dhe shenjave të horoskopit.

Kej Tejlor, drejtoresha e Organizatës për Astrologjinë Profesionale, thotë se në vitet 1970, astrologjia pati një bum, falë atyre që ishin të shqetësuar për të ardhmen e profesionit. Tani, thotë ajo, edhe korporatat kanë nisur të marrin parasysh shijet e publikut.

Vitin e kaluar, astrologia e njohur Rebeka Gordon, nisin bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve të brendshme “Agent Provocateur”, për të prodhuar veshje me temat e zodiakut, ku klientët mund të përdorin shenjat e tyre të horoskopit, dhe “të gjejnë stilet e tyre personale”.

Astrologjia, po përdoret gjithashtu për të ndihmuar në hapjen e bizneseve të reja.

Popullariteti i astrologjisë, shpjegohet shpesh edhe me rënien e ndikimit të fesë së organizuar, dhe rritjes së pasigurisë ekonomike. Pastaj, është edhe çështja e panikut politik. Në kohëra krize, njerëzit synojnë të besojnë diku. Kolona e parë e astrologjisë në një gazetë, është shfaqur në gushtin e vitit 1930, në vijim të rënies së tregut të aksioneve, për tabloidin britanik “Sunday Express”.

Dhe kjo me rastin e lindjes së Princeshës Margaret. “Çfarë parashikojnë yjet për Princeshën e Re”, rezultoi të ishte aq shumë e lexuar, saqë rubrika nisi të ishte e rregullt. Pas krizës financiare të vitit 2008, Gordon, që drejton një shkollë të njohur online të astrologjisë, mori disa telefonata nga bankierët e Uoll Stritit.

“Ideja që qëndron në zemër të astrologjisë është se modeli i jetës së një personi – karakteri ose natyra e tij, korrespondojnë me modelin planetar që në momentin e lindjes së tij”- shkruan historiani Benson Bobrik në librin e tij të vitit 2005 “Qielli që përcakton fatin tonë”.

Një ide e tillë, është po aq e vjetër sa edhe vetë bota. Astrologjia perëndimore, e ka zanafillën e saj në Mesopotaminë antike, prej nga ku u përhap në Egjipt, Greqi, Perandorinë Romake dhe botën islame.

Astrologjia i ndihmoi njerëzit të vendosnin se kur të mbillnin të lashtat, të shkonin në luftë, u përdor për të parashikuar fatin e një personi, dhe për të interpretuar karakterin e tij.

Bobrik thotë se presidenti amerikan Teodor Ruzvelt mbante rregullisht në tryezë parashikimet për shenjën e tij të horoskopit. Ndërkohë presidentët francezë Sharl De Gol dhe Fransua Miterran, kërkonin vazhdimisht këshilla nga astrologët. Por astrologjia është përdorur gjithashtu, edhe për të mashtruar me dashje armiqtë politikë.

Në vitet 1942-1943, Aleatët botuan një revistë të rreme të astrologjisë të quajtur “Der Zenit”, që ndër të tjera u përpoq të maskonte lëvizjen e trupave, për t’i shpërtuar sulmeve nga nëndetëset gjermane. Shefi i kabinetit të Ronald Reganit, tha se presidenti këshillohej me një astrolog para marrjes së “thuajse çdo vendimi të rëndësishëm”, përfshirë kohën e shpalljes së rikandidimit të tij, operacionet ushtarake në Grenada dhe Libi, si dhe negociatat për çarmatosjen bërthamore me homologun sovjetik Mikhail Gorbaçov.

Për disa adhurues, astrologjia mund të shpjegojë gjithçka, nga tërmetet (Saturni që kalon nyjen jugore), deri në lindjen e mediave sociale. Por ajo që tërheq shumicën e njerëzve tek astrologjia, ka të bëjë më shumë me psikologjinë.

Astrologjia psikologjike, e ndikuar nga Karl Jung, përdorte tabelën e lindjes – një diagramë që tregon lidhjen e individit me kozmosin që gjatë lindjes – si përfaqësim i psikikës, dhe e përdori atë për të folur për gjëra të tilla si qëllimi, potenciali dhe vetë-aktualizimi.

Por, ndryshe nga terapia, ku një klienti mund t’i duhet të presë muaj ose madje edhe vite për të zbuluar rrënjët e një simptome, astrologjia premton të japë përgjigje të shpejta. Pavarësisht nga keqkuptimet e zakonshme, një astrolog nuk është një tregues i fatit. Përmes një leximi grafikësh, ai nuk parashikon të ardhmen; por përshkruan karakterin e klientit.

Fuqia e përshkrimit, mund të jetë e madhe. Karakteristikat e lidhjes në gjuhën e astrologjisë, duket se e bëjnë më të lehtë dëgjimin dhe pranimin nga shumë njerëz të gjërave të pakëndshme për personalitetet e tyre, dhe t’i pranojnë ato si tipare.

Por shumica e astrologëve thonë se është e rëndësishme, që të mos e përdorni shenjën tuaj për të shfajësuar sjelljen e keqe. Për shekuj me radhë, vizatimi i një tabelë astrologjike, kërkonte një njohje të mirë të astronomisë dhe gjeometrinë. Sot, një tabelë e tillë mund të gjendet menjëherë dhe falas në internet. Astrologjia është e përhapur në YouTube, Facebook, Instagram, dhe Twitter.

Ka shumë aplikacione që mund të shkarkohen në celularë. Dhe tregu për këto aplikacione, ka ndryshuar dramatikisht gjatë viteve të fundit. Në vitin 2015, kur Aliza Kelli po mblidhte para për një aplikacion të astrologjisë të quajtur Align, ajo u tall nga investitorët e ardhshëm. Tani sipërmarrësit, të nxitur nga një raport i “IBISWorld”, që zbuloi se Amerikanët harxhojnë 2,2 miliard dollarë në vit për “shërbime mistike” (përfshirë leximin e duarve, letra tarot, etj), po bëjnë para në këtë fushë.

Për shembull, aplikacioni Co-Star, mbështetet tek një fond prej 6 milionë dollarësh.  Që nga fillimi i tij në vitin 2017, ai është shkarkuar 6 milion herë. Tetëdhjetë përqind e përdoruesve janë femra, dhe mosha mesatare e tyre është 24-vjeç. Është bërë e zakonshme të thuhet, se në kohëra të pasigurta, njerëzit dëshirojnë siguri.

Por ajo që ofron astrologjia nuk është siguria – është distanca. Ashtu siç një person mund ta ketë më të lehtë të pranojë gjëra për veten e tij, kur vendos se ka lindur në atë mënyrë, astrologjia bën të mundur që ngjarjet në botë të shihen nga një pozicion më pak reaktiv.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix19 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix19 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix19 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix19 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix19 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook