Lidhu me ne

Aktualitet

Opozitë, shëro komplekset, ndryshe…

Nga Artur ZHEJI

Është mjerisht e thjeshtë. Politika flet me akte dhe veprime, mbasi mbaron së foluri dhe mbasi ndërton publikisht bazën logjike të veprimeve që do vijojnë.
Km-ja, e prishi Teatrin, mbasi i kishte matur mirë forcat e veta, por sidoqoftë priti me nge dhe durim djallëzor, përderisa Opozita të shfaqej në rradhët e Aleancës.
Dhe Opozita u shfaq, me një performancë gjysmake, me 1001 komplekse, në periferi të kësaj beteje morale dhe estetike, duke vijuar të shfaqet si një Opozitë e dorëhequr, tashmë për një kohë të gjatë. Duke ndihmuar tërthorazi Km-në, që të hidhte në luftë taborret e gurmazeve të shitura, simbas tezave se tashmë, “beteja për Teatrin”, është një betejë politike, ku ay, Km-ja, ka Shumicën dhe Forcën vendimtare.
Gurmazet e shitura, kishin dhe kanë një platformë të gatshme: “tani Teatri vdiq, eja ta qajmë dhe ta varrosim sëbashku!”
Gurmazet e shitura, mbrojnë shëmbjen dhe vjedhjen e truallit, duke sulmuar politikisht apo nën brez, mbrojtësit pasionantë të kësaj “çështjeje”!
Mirëpo vijojnë gabimet, në mënyrë të njëpasnjëshme! Nuk e di me siguri nëse janë të qëllimshme apo të paqëllimshme këto “gabime”. Sepse kjo prishje e dhunshme dhe përdorimi kërcënues i dhunës qeveritare, një dhunë e dukshme, e ashpër dhe terrorizuese, shkon shumë përtej Teatrit, është një Veprim i hapur Frikësues në emër të Forcës.
Nëqoftëse Opozita nuk i përgjigjet këtij Frikësimi dhe kësaj Dhune, në mënyrë të përpjestueshme dhe po aq sfiduese, mjerimi politik shqiptar, mund të diagnostikohet si një sëmundje. Opozita politike, duhet të ketë “0” komplekse në aktin e saj politik, ose të marrë kohë të zgjidhë komplekset e veta, përndryshe po jetojmë e do të jetojmë de facto, një Monarki kushtetuese…

360grade.al

MË TEPËR

Gatime2 orë më herët

Biskota të buta me qumësht – Receta perfekte

AGROWEB Në shtëpi mëngjesi mund të nisë me një kafe, lëng, bukë me reçel apo biskota. Këto të fundit janë...

Mix2 orë më herët

Për rënien në peshë – Cilat janë ushqimet që frenojnë urinë

AGROWEB Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë.https://c1793a71bb7ca38dd1d415d09547af77.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Çdo...

Radar12 orë më herët

Bushati: Në Sazan s’ka investim, por lobim kërmash politike

Gazetari Andi Bushati e cilësoi si një lobim kërmash politike, atë që thuhet se do të ndodhë me ishullin e...

Mix12 orë më herët

Dhimbjet e lindjes, cila pjesë e trupit dhemb?

per nenat Së shpejti do të lind fëmijën tim të parë dhe nuk kam asnjë ide sesi janë dhimbjet e...

Mix12 orë më herët

Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?

Sigurisht që asnjë histori lindje nuk është e njëjtë, duke qënë se edhe gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Shumë...

Mix12 orë më herët

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për nënat që kanë zgjedhur të futen në një operacion cezarian për një...

Mix12 orë më herët

Ky faktor rrit në mënyrë drastike shancet për migrenë

Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland kanë zbuluar dy faktorë...

Radar13 orë më herët

Saimir Kodra padit Egla Cenon

Saimir Kodra Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania...

Kryesore20 orë më herët

Kush po i godet njerëzit e Belinda Ballukut?

SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kreut...

Mix21 orë më herët

Mendimet e vërteta të një burri për celulitin dhe strijat

Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave! Rreth 80-90% e grave besohet se...

Facebook