Lidhu me ne

Aktualitet

Kemi rritje ekonomike, por a kemi mirëqenie?

Kemi rritje ekonomike, por a kemi mirëqenie?Teorikisht, shifra e rritjes ekonomike të një vendi tregon se sa i shëndetshëm është ai financiarisht dhe sa kjo është e përkthyer në mirëqenie tek qytetarët.

Por kjo, jo gjithnjë ndodh në praktikë.

Të paktën për Shqipërinë, rritja ekonomike, e cila aktualisht është në rreth 4.3 për qind, është një shifër që bën krenare qeverinë, por që nuk depërton tek më të varfrit dhe më së shumti qëndron në rrethin e të “kamurve”.

Kjo ndodh për shumë arsye dhe ekspertët më të mirë në vend të ekonomisë bëjnë një analizë të detajuar të “shëndetit” të vendit tonë dhe “shtrojnë rrugën” për ekzekutivin, lidhur me reformat që duhet të ndërmarrë në mënyrë që rritja ekonomike të përkthehet në mirëqenie reale.

Nga viti janë ndërmarrë një sërë reformash sociale dhe ekonomike nga qeveria, por ato që kanë prekur shtresën më vulnerabël kanë qenë me “pikatore” apo “gjysmake”.

Mund të përmendim reformën në pensione, në tregun e punës, reduktimin e informalitetit, zgjerimin e disa shërbimeve publike, rritjen e aksesit të grupeve të varfra të popullsisë në disa shërbime bazë të kujdesit shëndetësor.

Lëvizje pozitive mund të përmendim rritjen e pagës minimale në 26 mijë lekë të bërë së fundmi si dhe mostaksimin e pagave deri në 30 mijë lekë, megjithëse ka hapësirë dhe mundësi për të bërë më shumë, pavarësisht se qeveria është tërësisht kundër.

Sa i përket reformës së ndërmarrë në ndihmën ekonomike, ka rezultuar një reformë pa transparencë dhe që jo vetëm nuk ka rritur masën e mbështetjes, por ka penalizuar edhe familje që vërtetë janë në nevojë.

Ndërsa ende nuk kemi një përllogaritje të minimumit jetik.

Botimi “Përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie” i akademikut Kosta Barjaba,  ku kanë dhënë kontribut ekspertët më të mirë të ekonomisë, është një guidë e saktë për qeverinë se ku duhet të ndërhyjë.

Akademiku Bajraba thekson rritja ekonomike nuk është përkthyer në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë dhe se një sistem i konsoliduar mirëqenie  presupozon sinergjinë midis tri minimumeve: pagave, pensioneve dhe minimumit jetik.

Në këndvështrimin e tij, e Ardhura Bazë Universale është garantimi për të gjithë qytetarët i një niveli të mjaftueshëm të ardhurash, në përshtatje me nivelin e jetesës dhe fuqinë blerëse të vendit.

Ky përfitim ka tre tipare: është bazik, pra i mjaftueshëm për të garantuar jetesën, është universal, pra u takon të gjithë qytetarëve dhe është i pakushtëzuar, pra mund të përfitohet pavarësisht nivelit të të ardhurave. Akademiku Kosta Barjaba sugjeron se ky program mund të pilotohet edhe në Shqipëri, shkruan scan tv.

Ndërsa qeveritë mburren me shifrat e rritjes ekonomike, ekspertët kanë një përqasje tërësisht ndryshe dhe më realist në këtë aspekt.

Sipas ekspertit Adrian Civici, Prodhimi i Brendshëm Bruto kontabilizon të gjitha format e aktivitetit ekonomik, pa bërë ndonjë ndarje ndërmjet atyre që sjellin realisht përfitime sociale dhe atyre që bëjnë efektin e kundërt, pasi thjeshtë dhe vetëm për hir të fitimit shkatërrojnë mjedisin, shëndetin etj.

Kështu, rritja ekonomike në shifra nuk ofron asnjë të dhënë për  cilësinë e jetesës,  aksesin e grupeve të populësisë në shërbimet bazë, gjendjen e shëndetit fizik dhe mendor, nivelin e lirisë ekonomike, demokracisë, zhvillimin e qendrueshëm, që kanë të bëjnë direkt me mirëqenien.

Duke bërë një analizë të 27 viteve të fundit, eksperti Adrian Civici nxjerr në pah edhe defektet që ka ekonomia e vendit dhe që duhen përmirësuar në mënyrë që rritja ekonomike të jetë në sinkron me mirëqenien e qytetarëve. Sipas tij, rritja ekonomike në vitet e tranzicionit nga 1991-2018, ka patur natyrë të çrregullt dhe luhatje, ku stabilitet dhe ecuri pozitive ka psur në peridhën 2013-2018, duke arritur në një rritje prej 4.2 për qind.

Një tjetër defekt është se rritja ekonomike nuk ka prodhuar në mënyrë simetrike efektet kolaterale pozitive që priten prej saj.

Ai e shikon rritjen ekonomike në disa aspekte kryesore. Fillimisht shikohet se si kjo rritje ekonomike ka krijuar zhvillim përpara se të kalojë tek mirëqenia dhe sipas tij ka pasur disa periudha relativisht afatgjata që rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë varfëruese, pavarësisht shifrës, pasi ka prodhuar fenomene negative në përqindjen e saj pozitive, duke mos qenë në sinkron edhe me punësimin.

Ai thekson se rritja ekonomike ka prodhuar pabarazi sociale, zvogëlim drastik të shtresës së mesme dhe diferencim social sa i përket të të ardhurave, që lidhen direkt me aktivitetin ekonomik dhe se ka prodhuar diferencim territorial.

Elementi i tjetër në sytë e ekspertit është si përkthehet rritja ekonomike në mirëqenie, pra sa i kënaqur është konsumatori. Nëse Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk përkthehet në Kënaqësinë e Brendshme Bruto, një term i ri që përdoret në 30 vende të botës, dhe nëse shtresa të ndryshme të popullsisë nuk përitojnë nga rritja ekonomike do të thotë që ajo ka një problem të brendshëm të saj. Aspekti tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe përjashtuese.

Ndërsa analizon dhe një element të fundit që ka të bëjë me faktin se sa cilësore është rritja ekonomike në vendin tonë. Sipas tij “rritja ekonomike ka qenë kryesisht e mbështetur tek konsumi, remitancat dhe importet, dhe jo te prodhimi, investimet dhe eksportet”. Pra nuk ka shumë  rëndësi shifra, pasi mund të jetë një rritje ekonomike 3 për qind por që është cilësore dhe e qëndrueshme dhe mund të jetë një rritje 6 për qind, por jo cilësore.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë që në mesin e vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, ekonomia globale mund të preket nga një krizë financiare, dhe ndonëse vendin tonë e kap vala e tretë e krizës, sërish do të ketë ndikim. Për këtë, i sugjerohet qeverisë që të ketë gati një paketë “antikrizë”, në mënyrë që simptomat të jenë më të minimale. Në këtë rast pasojat nuk janë thjeshtë financiare por edhe sociale, si rënie e rritijes ekonomike, rritje e papunësisë, etj. Sugjerimi është që “çatia” të rregullohet në kohë me diell.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook