Lidhu me ne

Temporal

Revolucioni i banjove

banjo-420x280

Nga Bjorn Lomborg

Politikanët dhe filantropistët shpesh flasin për ide abstrakte dhe të rënda të tilla si qëndrueshmëria dhe transformimi përmes dialogut. Për këtë arsye, Bill Gates dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi duhet të duartrokiten për trajtimin e një çështjeje më të rëndomtë, por me rëndësi thelbësore: banjot.

Fondacioni Bill & Melinda Gates dëshiron të transformojë vetë teknologjinë e banjove, në mënyrë që banjot të mos jenë në varësi të infrastrukturave të rëndësishme të tilla si sistemet e kanalizimeve dhe impjantet e përpunimit të ujërave të zeza. Më 2011, Fondacioni Gates shpalli Sfidën për Rishpikjen e Banjos, e cila ofron grante për kërkime “për ata që përdorin përqasje inovative – bazuar në procese inxhinjerike themelore – për menaxhimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të mbetjeve njerëzore.” Shpresa është që banjot e shekullit të 21 të mund të konvertojnë mbetjet njerëzore në energji, fertilizerë apo madje edhe ujë të pijshëm.

Nga ana e tij, Modi ka deklaruar se ndërtimi i banjove është më i rëndësishëm se sa ndërtimi i tempujve dhe për këtë arsye ka nisur një fushatë për t’i dhënë fund jashtëqitjes në natyrë në Indi deri në vitin 2019, me synimin që fundi i kësaj fushate të përkojë me 150 vjetorin e lindjes së udhëheqësit të pavarësisë së këtij vendi Mahatma Gandhi. Me këtë qëllim, qeveria e Modit po ndërton me shpejtësi miliona banjo në të gjithë vendin, duke përfshirë ndërtimin e së paku një banjoje në çdo shkollë.

Përpjekja e Indisë është e ngjashme me atë të fqinjit të vet të madh, Kinës, vend ku ka gjithashtu një fushatë kombëtare për ndërtimin e banjove, veçanërisht në mbështetje të industrisë së saj të turizmit. Në atë që po cilësohet si “revolucioni i banjove,” Administrata Kombëtare e Turizmit të Kinës thotë se ka ndërtuar 14,320 banjo nëpër resurset turistike në vitin 2015 ndërsa ka përmirësuar edhe 7,689 banjo ekzistuese.

Politikëbërësit kanë të drejtë që përqendrohen në këtë çështje. Kushtet e këqija sanitare janë një sfidë madhore për zhvillim: megjithëse mbi 2 miliardë njerëz kanë fituar akses në banjo përgjatë 25 viteve të fundit, 2.5 miliardë njerëz të tjerë – gjysma e të gjithë popullsisë së botës në zhvillim – ende nuk kanë banjo. Banjot vetëpastruese konsiderohen si të mirëqena në vendet e pasura, por janë kaq të rralla në Indi sa në këtë vend numërohen plot 600 milionë njerëz që detyrohen të kryejnë jashtëqitjen në natyrë, nga 1 miliardë të tillë në të gjithë botën. Kjo situatë ka pasoja të rëndësishme shëndetësore, veçanërisht për fëmijët. në Indi, diarreja, e cila shfaqet vazhdimisht, konsiderohet përgjegjëse për vdekjen e 200 mijë fëmijëve çdo vit dhe fajtore për kequshqyerjen dhe rritjen e plogësht të 43 për qind të fëmijëve nën pesë vjeç. Fëmijët e ekspozuar ndaj këtyre kushteve të këqija janë më të prekur nga infektime të tilla si pleumonia e madje edhe polio. Këto shifra janë shumë më të larta për Indinë në krahasim me vende të tjera me nivel të ngjashëm të ardhurash por që kanë kushte më të mira sanitare.

Gratë vuajnë gjithashtu më shumë nga mungesa e banjove për shkak se nevojat e tyre për privatësi i shtyjnë që të kryejnë nevojat personale vetëm gjatë natës, kohë gjatë së cilës janë edhe më të rrezikuara nga sulmet fizike dhe dëmtimet aksidentale.

Dëmi i shkaktuar në shëndetin publik si pasojë e kushteve të këqija sanitare kufizon zhvillimin ekonomik, për shkak se i bën punëtorët të prodhojnë, kursejnë dhe investojnë më pak, si dhe të vdesin më të rinj. Një vlerësim i Bankës Botërore sugjeron se kushtet e këqija sanitare kushtojnë rreth 260 miliardë dollarë në vit ndërsa India humbet rreth 54 miliardë dollarë në vit (6.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit), sipas të dhënave të vitit 2006.

Nuk ekziston një zgjidhje e lehtë për këtë problem. Edhe nëse do të ketë më shumë banjo të disponueshme, kërkon kohë që njerëzit të mësohen me kushtet e reja sanitare dhe kjo është arsyeja se pse organizata të ndryshme jofitimprurëse të tilla si ËaterAid kanë bërë thirrje për ndërhyrje në edukim – në shkolla dhe nëpër media – për të shpjeguar përfitimet në shëndetësi, siguri dhe ekonomi që sjell higjena më e lartë.

Kjo na shpie te një sfidë tjetër: kostot. tri miliardë njerëz të tjerë do të kenë nevojë për akses sanitar bazë përgjatë 15 viteve të ardhëshme dhe mbulimi i këtyre nevojave do të kushtojë rreth 33 miliardë dollarë çdo vit, sipas një vlerësimi të ekonomistit për zhvillim Guy Hutton të Bankës Botërore.

Vlerësimi i Hutton është pjesë e një analize të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara mbi ujin dhe kushtet sanitare, të cilin ai e kreu për Qendrën e Konsensusit të Kopenhagës, një qendër kërkimore të cilën e drejtoj unë. Sipas objektivave të zhvillimit të qendrueshëm (SDG), OKB-ja ka miratuar 169 objektiva zhvillimi të cilat do të hyjnë në fuqi këtë vit. Volumi i stërmadh i objektivave i ka bërë organizatat për zhvillim dhe qeveritë donatore të hutohen dhe për rrjedhojë Konsensusi i Kopenhagës ka komisionuar ekonomistë për të ekzaminuar dhe prioritizuar objektivat për zhvillim.

Me një investim prej 33 miliardësh, tri miliardë njerëz më shumë mund të fitojnë akses te teknologjia aktuale me kosto të ulët e banjove – banjo me vetëpastrim me ujë dhe banjo me gropa të thata në zonat rurale si dhe banjo me ujë të lidhura me gropa septike në zonat urbane. Norma e kthimit mbi investim në termat e përfitimeve shoqërore mund të arrijnë në 94 miliardë dollarë në vit, ose efektivisht tri dollarë të ardhura për çdo dollar të shpenzuar.

Ky vlerësim përfshin kursimet si në rezultatet ekonomike ashtu edhe në rezultatet shëndetësore, të tilla si rritja e produktivitetit të punonjësve dhe shmangie të rasteve të diarresë kronike apo të sëmundjeve të tjera. Dhe përfitimet e vërteta ka gjasa do të jenë edhe më të mëdha nëse ne përfshijmë përmirësimet e lidhura me mjedisin dhe performacën e fëmijëve në shkolla.

Por ne duhet të pranojmë gjithashtu se paratë e shpenzuara për të përmirësuar kushtet higjeno-sanitare – në termat e përfitimeve shoqërore për çdo dollar të investuar – mundet të shpenzohen edhe më mirë në objektiva të tjera të rëndësishme të SDG-së, të tilla si eliminimi i tuberkulozit dhe përhapja e aksesit te planifikimi familjar. Paratë duhet të jepen fillimisht te ato projekte sanitare që do të japin më shumë rezultat. Një hap i thjeshtë mund të jetë përqendrimi te përpjekja për të eliminuar jashtëqitjen në natyrë në zonat rurale përmes instalimit të banjove të përbashkëta. Eliminimi i jashtëqitjes në natyrë në zonat rurale mund të kushtojë vetëm rreth 14 miliardë dollarë në vit dhe mund të japë përfitime shoqërore deri në 6 dollarë për çdo dollar të shpenzuar.

Një gjeneratë më parë, ne nuk dëgjonim politikanë dhe filantropë që të flisnin për banjot, e aq më pak, që një problem të tillë ta bënin temë kryesore të punës për zhvillim. Fakti që Modi dhe Gates kanë bërë diçka të tillë është një arritje në vetvete. Por ka shumë punë ende për t’u bërë dhe ne nuk duhet të humbasim përqendrimin nga numrat kur të vijë puna për të alokuar burimet për investimet në zhvillim. Vetëm duke analizuar me kujdes kostot dhe përfitimet ne mundet të shmangim rrezikun që t’i hedhim paratë dëm. /Project Syndicate-BIRN/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix12 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix12 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike12 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix12 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix12 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix13 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix13 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet13 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook