Lidhu me ne

Kryesore

Kuptimi i jetës në një botë pa punë – Yuval Noah Harari

 

“The Guardian”
Pjesa më e madhe e punëve që ekzistojnë sot, mund të zhduken brenda pak dekadash. Teksa inteligjenca artificiale tejkalon njerëzit në shumë detyra, me shumë gjasa edhe do t’i zëvendësojë ata në shumë punë. Profesione të reja pritet gjithashtu të shfaqen, për shembull dizenjuesit e botëve virtuale. Por, profesione të tilla do të kërkojnë më tepër kreativitet dhe fleksibilitet dhe nuk është e qartë nëse taksisti 40 vjeçar e i papunë do të arrijë të rikrijojë vetveten si dizenjues botësh virtuale.
Problemi thelbësor nuk është krijimi i punëve të reja. Problemi është krijimi i punëve të reja, të cilat njerëzit do të mund t’i kryejnë më mirë se sa algoritmet kompjuterike. Rrjedhimisht, në vitin 2050 një tjetër klasë njerëzish do të dalë në sipërfaqe: Klasa e të padobishmëve. Njerëz, të cilët nuk janë thjesht të papunë, por edhe të papunësueshëm.
E njëjta teknologji që do t’i shndërrojë njerëzit në të padobishëm, mund të jetë në gjendje të krijojë një sistem për ushqimin dhe mbështetjen e masave të papunësueshme përmes një skeme të ardhurash bazë. Megjithatë, problemi, i vërtetë do të jetë të mbahen masat të zëna dhe të kënaqura. Njerëzit duhet të përfshihen në aktivitete të frytshme, ose do të çmendeshin. Kështu, si do ta mbushë ditën klasa e të padobishmëve?
Një përgjigje mund të jenë lojërat kompjuterike. Njerëzit e padobishëm ekonomikisht mund të shpenzojnë një sasi kohe në rritje brenda botëve të tyre virtuale 3D, ç’ka do t’iu siguronte atyre shumë më tepër kënaqsi dhe përfshirje emocionale se sa “bota e vërtetë” jashtë. Kjo, në fakt është një zgjidhje mjaft e hershme. Për mijëra vjet, miliarda njerëz e kanë gjetur kuptimin e jetës brenda lojërave të realitetit virtual. Në të shkuarën, këto lojëra i kemi quajtur “besime fetare.”
Çfarë është feja, nëse nuk është thjesht një lojë gjigande e realitetit virtual, e luajtur së bashku nga miliona njerëz? Besimet e ndryshme si Islami dhe Krishtërimi shpikin ligje imagjinare, si “mos ha mishin e derrit”, “përsërit të njëjtin numër lutjesh çdo ditë”, “mos kryej marrëdhënie seksuale me dikë të të njëjtit seks”, e kështu me radhë. Këto rregulla ekzistojnë vetëm në mendjen e njerëzve. Asnjë ligj natyror nuk kërkon zbatimin e tyre. Muslimanët dhe të Krishterët e përshkojnë jetën duke u përpjekur të fitojnë sa më shumë pikë në lojën e tyre të preferuar të realitetit virtual. Nëse lutesh çdo ditë, fiton pikë. Nëse harron ta bësh, i humbet ato. Nëse, gjer në fund të jetës ke grumbulluar mjaftueshëm pikë, atëherë kalon në nivelin tjetër (i njohur ndryshe si parajsa).
Disa kohë më parë, unë isha me nipin tim 6-vjeçar, Matan duke kërkuar Pokemonë. Teksa ecnim në rrugë, Matan vështronte smartfonin e tij, që i lejonte atij të shihte Pokemonët rreth nesh. Unë nuk pashë asnjë, por kjo sepse nuk kisha smartfon. Më pas, pamë dy fëmijë të tjerë, të cilët gjendeshin në të njëjtën gjueti dhe gati sa nuk u përfshimë në një betejë. Menjëherë më solli ndër mend ngjashmërinë me konfliktin midis muslimanëve dhe të krishterëve për qytetin e shenjtë të Jeruzalemit. Kur sheh realitetin objektiv të atij qyteti, gjithçka që të zë syri janë gurë dhe ndërtesa. Shenjtëri, askund. Por, kur e sheh nëpërmjet “librave të zgjuar” (si bibla dhe kurani), kudo sheh vende të shenjta dhe engjëj.
Ideja e gjetjes së kuptimit të jetës duke luajtur videolojëra, sigurisht që nuk i përket vetëm besimeve fetare, por edhe ideologjive sekulariste. Konsumizmi është gjithashtu një lojë e realitetit virtual. Ti fiton pikë duke blerë makina të reja, marka të shtrenjta dhe duke i kaluar pushimet jashtë e, nëse ke më shumë pikë se të tjerët, mund t’i thuash vetes se e ke fituar lojën.
Ju mund të kundërshtoni idenë se njerëzit iu gëzohen vërtetë makinave dhe pushimeve. Kjo, padyshim është e vërtetë. Por, besimtarët i gëzohen vërtetë lutjeve dhe ceremonive fetare, ashtu siç nipi im i gëzohet gjuetisë së Pokemonëve. Në fund, ndjesia e vërtetë ndodh brenda trurit njerëzor. A ka rëndësi, nëse neurone stimulohen nga disa pikselë në ekranin e kompjuterit, nga pamja jashtë dritares së një resorti në Karaibe, apo duke vëzhguar parajsën me sytë e mendjes sonë? Në të gjitha rastet, kuptimi që ne i japim asaj çfarë shohim gjenerohet nga mendjet tona.
Në fakt, një pjesë e veçantë e shoqërisë izraelite ofron një laborator për mënyrën e të jetuarit kënaqshëm në një botë, ku puna nuk ekziston më. Në Izrael, një përqindje e konsiderueshme e Hebrenjve ultra-ortodoksë, nuk punojnë. Ata e kalojnë jetën duke studjuar shkrimet e shenjta dhe duke performuar rituale fetare. Ata dhe familjet e tyre nuk vuajnë ekonomikisht, pjesërisht pasi qeveria iu siguron rimbursime të konsiderueshme. Ndonëse shpesh ata jetojnë në varfëri, qeveria iu ofron mbështetjen e nevojshme për kërkesat bazë të jetës.
Kjo është të ardhurat bazë universale në veprim. Ndonëse të varfër dhe të papunë, në çdo studim të kryer mbi nivelin e lumturisë gjatë jetës, hebrenjtë ultra-ortodoksë renditen gjithmonë më lartë se shtresat e tjera të shoqërisë izraelite.
Por, nuk është nevoja të shkoni gjer në Izrael për të parë botën post-punë. Nëse keni një djalë adoleshent në shtëpi, mund të realizoni eksperimentin tuaj. Sigurojini atij një minimum ushqimi me pica dhe Koka Kola dhe hiqini çdo kërkesë për punë, apo mbikëqyrje prindërore. Me shumë gjasa, ai do të mbyllet në dhomë i ngjitur pas ekranit të kompjuterit. Nuk do të bëjë detyra shtëpie, e as punë shtëpie, nuk do të shkojë në shkollë, do të anashkalojë vaktet dhe madje, edhe dushet, apo gjumin. Megjithatë, nuk do të vuajë nga mërzia apo ndjesia e mungesës së një qëllimi në jetë.
Realitetet virtuale me shumë mundësi do të jenë çelësi për t’i ofruar një kuptim klasës së të padobishmëve në botën post-punë. Ndoshta, këto realitete do të gjenerohen brenda kompjuterëve. Por, ndoshta do të gjenerohen jashtë tyre, në formën e besimeve te reja fetare, apo ideologjive të reja.
Në çdo rast, fundi i punës jo domosdoshmërisht do të nënkuptojë fundin e kuptimit, pasi kuptimi gjenerohet nëpërmjet imagjinatës se sa nëpërmjet punës. Puna është thelbësore për gjetjen e kuptimit vetëm sipas ideologjive dhe mënyrave të caktuara të jetesës.
Çfarë do të ndodhë me të vërtetën? Po me realitetin? A duam vërtetë të jetojmë në një botë, ku miliarda njerëz janë të përfshirë në fantazi, në ndjekje të disa qëllimeve të paprekshme dhe duke iu bindur ligjeve imagjinare?
Besojeni ose jo, kjo është në fakt bota në të cilën kemi jetuar për mijëra vite tashmë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Facebook