Lidhu me ne

Kryesore

Njihuni me shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet më të mira të Tiranës

Njihuni me shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet më të mira të Tiranës

Pas vlerësimit të një sërë treguesve që kanë të bëjnë me arritjet e nxënësve në provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, provimeve kombëtare të lirimit, realizimit të objektivave për vitin shkollor përkatës, frekuentimit të procesit mësimor, si dhe arritjeve në olimpiada, strukturat përgjegjëse të Drejtorisë Arsimore në kryeqytet kanë detajuar renditjen e gjimnazeve dhe shkollave 9- vjeçare publike, duke nisur nga shkollat me rezultatet më të larta, deri tek ato më të dobëtat.

Karta e Performancës së shkollave për vitin mësimor 2017-2018, vë në dukje se ndër gjimnazet me treguesit më të mirë rezulton të jetë shkolla “Qemal Stafa”, e ndjekur nga shkolla “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërsa rezultatet më të ulëta janë evidentuar në dy shkollat e mesme “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”, të cilat renditen në dy vendet e fundit. Sa i takon gjimnazeve, bëhet e ditur se secila shkollë është vlerësuar për tetë tregues që kanë të bëjnë me: përqindjen e nxënësve e kalues në provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2017-2018 të zhvilluara në lëndën e gjuhës së huaj, matematikës, gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe dy provimeve me zgjedhje, si dhe notës mesatare të arritur nga shkolla po në provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës.

Kartën e Performancës me renditjen e gjimnazeve e gjeni të plotë në tabelën e detajuar në vijim të shkrimit, duke nisur nga shkolla e mesme më e mirë, deri tek ajo më e dobëta. Po në të njëjtën formë është vepruar edhe për vlerësimin e shkollave të arsimit të detyruar 9-vjeçar.

Edhe në këtë rast janë vlerësuar tetë tregues, që kanë të bëjnë me përqindjen e nxënësve kalues në provimet kombëtare të gjuhës së huaj, matematikës, gjuhë shqipe, si dhe mesataren e  arritur nga shkolla përkatëse në secilin prej provimeve të lirimit.

Për shkollat 9-vjeçare një tjetër tregues i vlerësuar janë edhe rezultatet e arritura nga klasat e pesta në provimin kombëtar të zhvilluar tek kjo kategori nxënësish. Nga vlerësimi i gjithë këtyre treguesve, rezulton se shkolla 9-vjeçare “Edith Durham kryeson renditjen së shkollave për vitin mësimor 2017-2018, e ndjekur nga shkolla “Misto Mame” dhe “Ali Demi”.

Ndërsa shkollat “Kolë Jakova” dhe  “Xhezmi Delli” kanë dëshmuar rezultatet më të ulëta, pasi në renditje janë të fundit. Renditjen e plotë të 52 shkollave të arsimit 9-vjeçar të përfshirë në Kartën e Performancës e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit. Karta e Performancës jep të dhënat e arritura nga secila shkollë e kryeqytetit përgjatë një viti shkollor.

Sipas ekspertëve të arsimit, njohja me rezultatet e treguesve u shërben prindërve, drejtuesve të institucioneve arsimore, mësuesve dhe nxënësve, si dhe gjithë komunitetit që të analizojnë dhe të krahasojnë rezultatet e shkollës me tregues të ndryshëm të arritjeve të një dokumenti lehtësisht të përdorshëm.

Njohja me rezultatet e treguesve do të ndihmojë prindërit dhe komunitetin që të gjykojnë për arritjet dhe nevojat për përmirësim, duke mundësuar kështu në përfshirje reale të tyre edhe në vendimmarrje. Veçanërisht këto rezultatet do të shërbejnë për drejtuesit e shkollave si një pikënisje për kryerjen e një analize të thellë në lidhje me ndërhyrjet që duhet të zhvillohen për përmirësimin e treguesve.

Gjithashtu rezultatet e Kartës së Performancës së shkollave do të jenë nxitëse për metoda më cilësore dhe bashkëkohore për vlerësimin e punës në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, nëpërmjet krahasimit të shkollë me veten, si dhe me shkollat e tjera të po të njëjtit rajon.

Në mbyllje të këtij viti mësimor do të nisë puna për vlerësimin e ri të shkollave të mesme dhe atyre të arsimit të detyruara sipas arritjeve të nxënësve për secilin tregues të përmendur më lart.

Kliko KETU për të parë gjimnazet.

Kliko KETU për të parë shkollat 9-vjeçare.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix14 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix14 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix14 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix14 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix14 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook