Lidhu me ne

Kryesore

Zheji: Largimi i Ramës është kërkesë që po e përsërit vetë ai


Analisti Artur Zheji, në një editorial në portalin e tij, 360grade.al, shkruan për të mirën dhe të keqen në politikë. Sipas tij, e mira nuk ekziston në politikë, sepse kushdo qoftë do bjerë në mëkatë, të vogla ose të mëdha. Megjithatë, ai thotë se duhet protestuar deri në largimin e Edi Ramës, për ta shpëtuar atë nga vetja e tij.

“Largimi i Ramës është një kërkesë që ai e përsërit vetë shumë herë, por ju nuk e kuptoni sepse flet me fjalë të përmbysura, na thotë “unë nuk iki!” që ju të protestoni edhe më fort, derisa ta largoni. Edhe me dëshirën e tij.

Nuk është dhe aq i keq, Rama, por është e keqe, e Keqja që e ka kapur dhe nuk do ta lëshojë. E di që duket e vështirë kjo për t’u kuptuar, por kështu është.

Duhet forcuar Kuvendi dhe protesta e përhershme popullore derisa Shqipëria të fitojë stabilitet.

Shumë mirë që keni dyshime, shumë Vepra të Mëdha, janë bërë e shkruar, falë Dyshimeve të Mëdha!

Porse radhën e ka, e Keqja më e madhe, ajo duhet të largohet nga ky vend dhe të mos rrijë në krye të saj. Duhet të largohen banditët nga Kuvendi dhe politika, duhet të largohen rrugaçët nga kryesimi i bashkive dhe i reparteve të ndryshme të Shtetit.

Dhe kjo nuk kryhet me nje Kryeministër të fortë, por me një Parlament të fortë, një sistem gjyqësor sa më të drejtë dhe nën kërcënimin e Protestave të përhershme!”

“Mos harroni asnjëherë se e Mira, e Drejta absolute dhe se Baraspeshimi i përsosur, nuk ekziston, kush ua premton këtë ju gënjen! Dhe ju gënjen hapur fare!

Na duhet pra, ta shpëtojmë këtë kryeministër nga vetvetja dhe nga ata që e kanë kapur, duke i premtuar, se kjo është rruga për të mbijetuar në Pushtet.

Natyra Njerëzore është e mbrapshtë, sicilit nga ne mund t’i gënjejë mendja se është më i miri, më i dituri dhe më i sakti se të tjerët…

Se “Ai” është edhe Rruga, edhe Dielli, edhe Zgjidhja!

Por e vërteta qëndron te Dyshimi Juaj! Dhe te trimëria për të Protestuar në emër të dyshimit tuaj të arsyeshëm!

Kush ju thotë ndryshe ju gënjen me qëllim!

Për fat të keq të tij apo të tyre, ka mjaft që e mendojnë ndryshe, mendojnë se po ja hedhin, se po hakmerren dhe se po ja fusin!

Kjo dhe është Përplasja! Nga e cila s’duhet të kemi frikë dhe s’duhet të rrimë mënjanë! Duhet të luftojmë që të na drejtojë e Keqja më e vogël, sepse e Mira absolute, nuk egziston dhe kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen!”

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix18 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix18 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix18 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook