Gazetari Ylli Rakipi ka hedhur në gjyq Edi Ramën. Në një deklaratë për mediat, gazetari është shprehur se ka hedhur në gjyq kryeministrin e Shqipërisë për shpifje.

“Ky është një njeri që ka blerë mediat, ka blerë gjithçka. Kundërpadia që kam bërë për Edi Ramën, unë do të kërkoj që seanca të bëhet me dyer të hapura, që njerëzit të njohin Edi Ramën e vërtetë’’, tha ndër të tjera Ylli Rakipi.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Ylli Rakipi

Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë. Unë dua t’ju them, se kjo është një padi e ngritur nga regjimi, i cili thjesht ndryshon në formë nga diktaturat e mëparshme. Nuk është si regjim i Hitlerit apo Hoxhës, por është regjim që të privon lirinë. Demokraci do të thotë të mundesh. Ky njeri i ka vënë fre gjithçkaje, ble mediat dhe ka nën kontroll të gjithë pushtetet e vendit. Për kundërpadinë ndaj kryeministrit Rama, do t’ju kërkojë autoriteteve që gjyqi të vijojë me dyer të hapura për mediat.

Besoj tek drejtësia dhe besoj se ka njerëz të ndershëm që nuk mund të japin verdikte të gabuara, si ky rast që ju do ta ndiqni. Media ka probleme të panumërta, por nuk është kryeministri ai që rregullon dhe kontrollon mediat. Rama është një diktator i llojit të ri, si Erdogan apo Putin, nuk ndryshon nga ta.